Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI) ka hapur thirrjen për mbështetjen e projekteve kërkimore të doktorantëve. Aplikimi paraqitet nga universiteti ku doktoranti është i regjistruar.
Financimi
-Kategoria A – Doktoraturë kërkimore standarde: deri në 1 000 000 lekë.
– Kategoria B – Doktoraturë industriale: deri në 3 000 000 lekë, me partneritet të dokumentuar me një partner industrial.
Fushat prioritare
– Mjedisi dhe biodiversiteti;
– Bujqësia, ushqimi dhe bioteknologjia;
– Shëndetësia dhe shkencat mjekësore;
– Teknologjia e informacionit, përfshirë teknologjitë gjuhësore;
– Shkencat sociale, studimet albanologjike dhe trashëgimia kulturore, përfshirë gjuhën dhe letërsinë shqipe;
– Uji dhe energjia.
Afati përfundimtar: 31 tetor 2026, ora 10:00.


