🤝 Një javë shkëmbimi akademik dhe kulturor me kolegët nga Universiteti i Málagës

Gjatë javës 5–9 tetor 2026, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës mirëpriti Ana María Díaz Olaya dhe Germán González Sánchez, nga Fakulteti i Shkencave të Edukimit i Universitetit të Málagës, Spanjë, në kuadër të mobilitetit Erasmus+.
Krahas aktiviteteve të zhvilluara pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle, kolegët u pritën në një takim institucional nga Dekania, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekania për Marrëdhëniet me Jashtë, Dr. Drita Rira, dhe përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Spanjolle, Prof.Asoc.Dr.Flavia Kaba.
Qëndrimi njëjavor krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave akademike, njohjen me programet e studimit dhe praktikat e punës në fakultet, si edhe për afrimin mes kulturës shqiptare dhe asaj spanjolle.
Këto mobilitete janë pjesë e angazhimit të FGJH-së për ndërkombëtarizimin e jetës universitare. Ato sjellin përvoja dhe këndvështrime të reja në mjedisin akademik, nxisin dialogun ndërkulturor dhe forcojnë bashkëpunimin me universitetet partnere. Vizita e kolegëve nga Málaga kontribuon në thellimin e këtyre lidhjeve dhe në krijimin e mundësive për nisma të përbashkëta akademike e kulturore.
#FGJH #UniversitetiiTiranës #UniversidadDeMálaga #ErasmusPlus #Ndërkombëtarizim #BashkëpunimAkademik