Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Ide kreative, mjete digjitale dhe mësimdhënie më interaktive!

Në kuadër të “Klik-Kafeja e së Mërkurës”, zhvilluam takimin e radhës me personelin akademik të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, me temë “Krijimi i burimeve pedagogjike multimediale”, nën drejtimin e Prof. Asoc. Dr. Elona Toro. 📍 Takimi u zhvillua në ambientet e Sallës AUF në FGJH, si dhe online përmes platformës Google Meet, duke mundësuar pjesëmarrjen dhe ndërveprimin në të dy formatet.
Nga idetë te krijimi praktik! Personeli akademik i FGJH-së eksploroi mundësi të reja për të krijuar burime multimediale që e bëjnë procesin mësimor më tërheqës, ndërveprues dhe efektiv.
Një tjetër takim i mbushur me ide, kreativitet dhe shkëmbim përvojash, në mbështetje të inovacionit dhe zhvillimit të vazhdueshëm profesional!
Sepse mësimdhënia frymëzohet nga idetë e reja!