Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI), organizon një ditë informuese kushtuar programit Horizon Europe.
Aktiviteti synon të informojë personelin akademik, kërkuesit shkencorë dhe doktorantët mbi mundësitë e financimit të kërkimit shkencor dhe zhvillimit të projekteve në kuadër të programit Horizon Europe.
Gjatë takimit do të prezantohen mundësitë që ofron programi, si dhe do të zhvillohet një demonstrim praktik i mënyrës së kërkimit të thirrjeve të hapura dhe identifikimit të partnerëve potencialë për projektet kërkimore.
📅 Data: 19 nëntor 2026
🕚 Ora: 11:00
📍 Vendi: Biblioteka Rozafa, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja
Ftojmë pedagogët, kërkuesit shkencorë, doktorantët dhe të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë aktivitet informues, i cili përbën një mundësi për njohjen me instrumentet evropiane të financimit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në kërkimin shkencor.
Ju mirëpresim!


