Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

THIRRJE PËR APLIKIME NË KUADËR TË PROGRAMIT UT-KEI 2026–2027

Universiteti i Tiranës ka shpallur thirrjen për aplikime në kuadër të programit “UT-Kërkim, Ekselencë dhe Inovacion” (UT-KEI) për vitin akademik 2026–2027.

Programi synon mbështetjen dhe promovimin e kërkimit shkencor, nxitjen e inovacionit, rritjen e cilësisë së veprimtarisë kërkimore dhe zhvillimin e kapaciteteve kërkimore të personelit akademik të Universitetit të Tiranës.

Informacione kryesore mbi thirrjen:

  • Aplikantët e pranueshëm: Personeli akademik i Universitetit të Tiranës.
  • Kohëzgjatja e projekteve: Deri në 24 muaj.
  • Afati i fundit për aplikim: 15 janar 2027.
  • Adresa elektronike për dorëzimin e aplikimeve: [email protected]

Dokumentacioni i nevojshëm për aplikim:

  • Formulari i projekt-propozimit;
  • Formulari i buxhetit;
  • Arsyetimi i buxhetit;
  • CV-të e anëtarëve të ekipit të projektit.

Zyra e Projekteve e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja fton personelin akademik të interesuar të shfrytëzojë këtë mundësi financimi për zhvillimin e ideve dhe iniciativave kërkimore.

Për më shumë informacion mbi kriteret, procedurat e aplikimit dhe dokumentacionin përkatës, ju ftojmë të konsultoni njoftimin zyrtar të Universitetit të Tiranës.

🔗 https://unitir.edu.al/