Objektivat e projektit
Përmirësimi i Trajnimit të Interpretëve të Konferencave në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – semestri i 3-të dhe i 4-t (viti akademik 2026–2027) synon të forcojë dhe modernizojë trajnimin në nivel të lartë të interpretimit të konferencave në Shqipëri. Projekti do të përmirësojë kurrikulën, metodologjinë e mësimdhënies, vlerësimin dhe organizimin e praktikës mësimore, duke e përafruar trajnimin me standardet evropiane dhe duke përgatitur në mënyrë të qëndrueshme rrugën e Shqipërisë drejt integrimit në BE.
Në përgjigje të thirrjes së DG LINC-ut si ofrues i shërbimeve të interpretimit në Parlamentin Evropian, dhe gjithnjë e më shumë edhe në institucione e organe të tjera të BE-së, misioni i Drejtorisë së Përgjithshme për Logjistikën dhe Interpretimin për Konferenca është të sigurojë që të jetë në dispozicion një numër i mjaftueshëm interpretësh konferencash të kualifikuar, në shqip si gjuhë “A”, për të mundësuar që institucionet dhe organet e BE-së të funksionojnë siç duhet në një kontekst të shumëllojshmërisë gjuhësore, përfshirë edhe në ngjarje të rregullta, në mbarë botën, ku kërkohet mbulim i gjerë gjuhësor.
Rritja e cilësisë së trajnimit (semestri 3–4)
– Përmirësimi i hartimit dhe zhvillimit të programeve për interpretim konsekutiv dhe interpretimin simultan, përmes moduleve të strukturuara orientuara drejt praktikës dhe ushtrimeve shumëgjuhëshe.
Forcimi i mbulimit gjuhësor dhe kapaciteteve mësimore
– Sigurimi i ekspertizës së mjaftueshme për kombinimet e gjuhëve: anglisht, italisht, gjermanisht e spanjisht
– Mbështetje për zhvillimin profesional të stafit përmes bashkëpunimit me partnerë evropianë.
Standardizimi i metodologjisë së trajnimit dhe vlerësimit
– Zhvillimi dhe zbatimi i qasjeve të harmonizuara për trajnimin, feedback-un dhe vlerësimin.
– Zhvillimi i një vlerësimi përfundimtar të bazuar në simulim, me kritere dhe korniza të përbashkëta cilësie.
Krijimi i bashkëpunimit të qëndrueshëm dhe transferimi i njohurive
Ndërtimi i lidhjeve akademike dhe profesionale të qëndrueshme me partnerë (p.sh. DG LINC e Parlamentit Evropian, FTI Universiteti i Gjenevës, dhe Universiteti i Malagës), përmes bashkëpunimit virtual, mentorimit dhe aktiviteteve të vazhdueshme.
Ekspozim i studentëve dhe stafit ndaj mjediseve profesionale
– Organizimi i vizitave studimore në DG LINC dhe Parlamentin Evropian për studentët dhe pedagogët.
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Link: https://www.instagram.com/p/Dd1XULJjXsi/?gwpx=MTFiZm82NmpleWln
