Elona Toro, pedagogenë Departamentin e gjuhës frënge të Fakultetit të gjuhëve te huaja të
Universitetit të Tiranës jep lëndet e Mësimdhënies nëpërmjet Teknologjive të Informacionit dhe
të Komunikimit si dhe të Frëngjjishtes me qëllime specifike.
Ajo ka përfunduar studimet universitare në vitin 2005 në Departamentin Gjuhës Frënge në
Universitetin e Tiranës në fushën e përkthimit dhe interpretimit. Me vonë, ajo ndoqi një master
në Përhapjen e gjuhës frënge, Frankofoni në Universitetin e Rouen-it dhe një master 2 në
Didaktikë të Gjuhës Frënge në Universitetin e Sorbonës – Paris III.
Ajoka mbrojtur tezën e doktoratës në vitin 2017 mbi një temë që lidhet me përdorimin e TIK-ut
për të përmirësuar trajnimit e vazhdueshëm të mësuesve të gjuhës: “TIK -u dhe ndërtimi i
njohurive në kuadrin e trajnimit të vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve në Shqipëri”.
Gjatë karrierës së saj profesionale, pedagogja Elona Toro ka ndjekur dhe ofruar disa trajnime në
lidhje me mësimin e FLE/FOS falë mjeteve dixhitale dhe ka marrë pjesë në disa projekte,
shkëmbime Erasmus, konferenca dhe për këto tema, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në vende të
tjera të rajonit e më gjerë.