Prof. Asoc. Dr. Ardiana Hyso ( Kastrati)

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Prof.As. Dr. Ardiana Hyso ( Kastrati)

Biografia

Prof. Asoc. Dr Ardiana Hyso (Kastrati) është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Frënge, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 18 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Në vitin 2000 u diplomua pranë këtij Fakulteti në degën Përkthim /interpretim, dhe gjatë periudhës 2000-2002 kreu studimet universitare të përgjithshme në Shkencat Humane dhe  Sociale në fushën e Historisë së Arteve dhe Arkeologjisë në Universitetin Lumière Lyon 2, Francë. Studimet posuniversitare (master) i kreu në fushën Qytetërim/ Letërsi, gjatë vitit 2005 dhe ato doktorale në po këtë fushë, në vitin 2011 (Punimi i doktoraturës me temë : Pasiguria, si dukuri thelbësore e shoqërisë bashkëkohore evropiane dhe asaj franceze në veçanti” me udhëheqës Prof. Dr Ilia Lëngu).

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë disiplinat : Letërsi frënge nga Mesjeta deri ne shekullin e XVIII, Gjuhë e folur frënge, Bazat e Antropologjisë dhe  Histori arti, ku autorja ka hulumtuar, referuar ne konferenca kombëtare e ndërkombëtare, dhe botuar në revista të ndryshme shkencore një numër të konsiderueshëm artikujsh. Drejton prej vitesh klube artistike në departament, duke ndihmuar në promovimin e gjuhës dhe kulturës frënge nëpërmjet aktiviteteve të organizuara gjatë Pranverës së Frankofonisë. Ka marrë gjithashtu pjesë dhe në disa projekte kombëtare e ndërkombëtare.