Dr. Migena Sejdini

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr. Migena Sejdini

Biografia

Dr. Migena Sejdini është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka përvojë pune 20 vejçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës, në vitin 2000, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale janë kryer në fushën e gjuhësisë gjermane dhe asaj shqipe, më konkretisht lidhen me gramatikën dhe fjalëformimin.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: gjuhësinë, metodikën dhe didaktikën, përkthimin dhe komunikimin.

Ka marrë pjesë në projekte ndërkombëtare realizuar me përfaqësinë e Ambasadës Austriake në Shqipëri.

Ka botuar artikuj shkencorë në fushat e lartpërmendura si dhe është përkthyese e disa veprave nga autorë gjermanishtfolës.