Dr. Erta Spaho

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr. Erta Spaho

Biografia

Dr. Erta Spaho-Herri është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 24 vjeçare si pedagoge dhe studiuese e gjuhës gjermane. Pas diplomimit në FGJH në vitin 1996 dhe një formimi të mëtejshëm në Gjermani (1998), mbylli studimet pasuniversitare (2008) dhe ato doktorale (2015) në fushën e gjuhësisë dhe përkthimit pranë UT-së.

Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë Gjuhësinë e Përgjithshme, Teorinë dhe Praktikën e Përkthimit dhe të Interpretimit. Në këto fusha ka referuar ndër vite në konferenca të ndryshme kombëtare e ndërkombëtare dhe ka botuar një sërë artikujsh shkencorë brenda dhe jashtë vendit.

Anëtare e komisioneve të ndryshme ad-hoc në ndihmë të FGJH-së, anëtare e Shoqatës së Mësuesve të Gjuhës Gjermane, si dhe përkthyese e njohur nga Ministria e Drejtësisë për Gjuhën Gjermane.