Dr. Mihallaq ZILEXHIU

Fakultetit i gjuhëve të huaja

Dr. Mihallaq Zilexhiu

Biografia

Dr. Mihallaq Zilexhiu është i punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Gjermane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 25-vjeçare si pedagog dhe studiues. Para fillimit të punës në Universitet ka punuar si mësues pranë shkollës së mesme të përgjithshme “Kristaq Capo” Berat, si dhe një vit pranë Drejtorisë Arsimore të këtij rrethi si specialist për gjuhët e huaja. Pas një kualifikimi prej dy vitesh mbi pedagogjinë Waldorf në Gjermani, ka punuar edhe si mësues i gjuhës frënge pranë një shkolle Waldorf në Wiesbadden Gjermani. Pas fillimit të punës pranë Deparatamentit të Gjuhës Gjermane, ka filluar  studimet pasuniversitare dhe doktorale që i mbylli në vitin 2008 me marrjen e titullit Doktor i Shkencave. Punimet doktorale lidhen me përvetësimin e elementeve gramatikore, zgjedhimit të foljes dhe përvetësimit të saj nga nxënësit në shkollat parauniversitare.

Fushat e aktivitetit mësimdhënës përfshijnë: mësimin e gjuhës praktike, didaktikën e mësimdhënies së gjuhës gjermane, gjuhën e huaj për qëllime specifike.

Ka marrë pjesë në projektin ndërkombëtar Profili i Politikës Arsimore Gjuhësore Shqipëria 2015-2017 si dhe në projekte kombëtare mbi zhvillimin e kurrikulave të mësimdhënies së gjuhëve të huaja 1998-2000. Ka botuar në organe të ndryshme të Universiteteve në Shqipëri si dhe në Kosovë e disa vende të tjera mbi tematikën e mësimdhënies së gjuhëve të huaja në përgjithësi dhe atë të gjuhës gjermane në veçanti.