Dr. Sonila Piri është e punësuar me kohë të plotë pranë Departamentit të Gjuhës Italiane, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës. Ka një përvojë pune 17 vjeçare si pedagoge dhe studiuese. Pas diplomimit në Universitetin e Tiranës, në vitin 2001, studimet pasuniversitare dhe ato doktorale lidhen me shkencat gjuhësore, specialiteti didaktikë.
Fushat e mësimdhënies dhe ekspertizës kërkimore përfshijnë: Didaktikën e gjuhës së huaj; Gjuhë italiane; TIK në mësimdhënien e gjuhës italiane; Tipologji tekstore; Gjuhë italiane sektoriale.
Ka botuar:
Libra dhe tekste universitare në bashkëautorësi si: “Gjuha Italiane për studentë në fushat mjekësore”, “Tipologjia e Tekstit 3”, “Guida dei verbi con preposizioni” , si edhe artikuj të ndryshëm shkencorë në fushën e gjuhësisë, të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare.