Msc. Edlira Gabili

Msc. Edlira Gabili

Biografia

As. Lector Edlira Gabili prej gati një dekade jep mësime të gjuhës dhe historisë spanjolle në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, në Universitetin e Tiranës, Shqipëri, pas diplomimit me rezultate ekselente në këtë fakultet. Njëkohësisht vijon studimet e doktoraturës në Universitetin Ndërkombëtar të Katalonjës për periudhën e diktaturës komuniste në Shqipëri. Ajo ka një sërë certifikimesh në fushën e gjuhësisë, komunikimit ndërkulturor dhe përkthimit. Gjithashtu ka publikuar studimet e saj në në revista historike kombëtare dhe ndërkombëtare dhe ka marrë pjesë në kongrese brenda e jashtë vendit.