Anastasi (Dede) Prodani (Gjirokastër, 1967) që prej vitit 2006 është pedagoge me kohë të plotë e gjuhës spanjolle, histories moderne të Spanjës dhe e perkthimit pranë Departamentit të Gjuhës spanjolle, Fakulteti I Gjuhëve të Huaja, Universiteti iTiranës. Ka mbaruar për Histori, Gjeografi dhe Gjuhë spanjolle pranë Fakultetit Histori-Filologji të UT nëvitin 1990. Mban titullin “Profesor Doktor”që prejvitit 2016. Ka botuar librin e saj të parë në vitin 2011 me titull “Historia e Spanjës e shek. XX. Frankizmi, Tranzicioni dhe qeverisja demokratike” (SHBLU, 287 f). Ka botuar me dhjetra artikuj shkencorë brenda e jashtë vendit si dhe ka marrë pjesë në shumë konferenca kombëtare e ndërkombëtare. Që prej vitit 2016 fusha e saj e hulumtimit është qasja kognitivo-funksionale në përkthim dhe didaktika e përkthimit sipas shkollës gjermane të “Orientimit të Ri”në përkthim. Nën këtë qasje ka përkthyer si edhe ka pajisur me hyrje shkencore botimet, të tilla si “Antologji dygjuhëshe e poezisë së Martha Asuncion Alonso dhe Maria Moreno Molina”, (Shtëpia Botuese Dritëro, 2018, 208 f.); Ka bashkëpunuar me profesorë spanjollë në hartimin e librit “Nieremberg. Aforizma dhe fragmente mbi natyrën njerëzore“. (EDFA, 2016, 139 f.); ka botuar dhe ka bërë studim mbi përkthimin të librit «Dimri i Gunterit» të Juan Manuel Marcos. (Pegi, 2020, 269 f.) .Gjatë vitit 2020-2021 ka përkthyer romanin «Kosherja» të Camilo Jose Cela-s (në proces botimi tek Pegi).Nga viti 2016 ka hapur 4 ekspozita pikture, ku lidh mësimdhënien në auditor e jashtë tij me teorinë frames&scenes në përkthim.