| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Gjermane” |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Gjermanisht (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Gjermane” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Gjermane i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e një gjuhe të huaj, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Gjermane”. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentëve me formim të tillë, u ofrohen mundësi për punësim në:
Institucione arsimore private si qendra të gjuhëve të huaja.
| PLANI MËSIMOR | ||||
| MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË GJERMANE” | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Psikologji zhvillimi (A) | 5 | I/I | 50 |
| 2. | Metodologji e mësimdhënies dhe të nxënit (B) | 6 | I/I | 60 |
| 3. | Kurrikula dhe arsimi gjithëpërfshirës (B) | 6 | I/I | 60 |
| 4. | Vlerësimi i të nxënit (B) | 5 | I/I | 50 |
| 5. | Menaxhimi i klasës (B) | 4 | I/I | 40 |
| 6. | Metodat e kërkimit ne edukim (A) | 4 | I/I | 40 |
| SEMESTRI II | ||||
| 7. | Metodologji e mësimdhënies e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 8. | Psikolinguistikë dhe përvetësimi i gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 9. | Gjuhësi e zbatuar (B) | 6 | I/II | 60 |
| 10. | Edukim ndërkulturor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 11. | Teknologji e informacionit dhe komunikimit në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 12. | Gjuhë C (niveli i përparuar) | 6 | I/II | 60 |
| 13. | Kërkimi shkencor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| Gjithsej Viti I | 60 | 720 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| 1. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike (B) | 6 | II/I | 60 |
| 2. | Zhvillimi i aftësive gjuhësore përmes zhanreve letrare (B) | 4 | II/I | 40 |
| 3. | Hartim i punimit shkencor (B) | 6 | II/I | 60 |
| 4. | Lëndë me zgjedhje * Teknika të shpjegimit të aftësive gjuhësore (B); Mësimdhënia e dëgjimit dhe të folurit në gjuhën e huaj (B); Mësimdhënia e leximit dhe shkrimit në gjuhën e huaj (B); Përkthim pedagogjik dhe gramatikë korrigjuese (B) | 4 | II/I | 40 |
| 5. | Lëndë me zgjedhje * Teknika të shpjegimit të aftësive gjuhësore (B); Mësimdhënia e dëgjimit dhe të folurit në gjuhën e huaj (B); Mësimdhënia e leximit dhe shkrimit në gjuhën e huaj (B); Përkthim pedagogjik dhe gramatikë korrigjuese (B) | 4 | II/I | 40 |
| 6. | Praktikë profesionale | 12 | II/II | 240 |
| 7. | Tema e diplomës | 12 | II/II | |
| Gjithsej | 60 | 480 | ||
| Gjithsej në 2 vite | 120 | 1200 | ||