| Titulli akademik i studimit | Diplomë Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Greke” |
| Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Dytë |
| Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Institucion Publik |
| Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Greqisht (Shqip për lëndë të caktuara) |
| Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 2 (dy) vite |
| Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Programi Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Greke” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Greke i cili synon të përgatisë mësues të arsimit të mesëm të lartë, të specializuar për mësimdhënien e gjuhës greke, të aftë për të ushtruar profesionin e ri në mënyrë të efektshme dhe për të nxënë gjatë gjithë jetës.
Programi ka këto objektiva:
Praktika profesionale përbën një element të rëndësishëm në kurrikulat e programit të studimit Master i Shkencave në Mësuesi “Gjuhë e huaj, Gjuhë Greke”. Praktika parashikon të mundësojë përdorimin e njohurive të fituara në kurset teorike, në një kontekst praktik dhe profesional. Praktika mësimore e këtij programi zhvillohet në institucione arsimore të arsimit të mesëm të lartë, shkolla publike dhe jopublike të arsimit parauniversitar, këtej e tutje, shkolla. Praktika synon zhvillimin e aftësive të mësimdhënies së gjuhës së huaj, zbatimin praktik të metodave mësimdhënëse të përvetësuara, si dhe për të provuar dhe vlerësuar njohuritë dhe bindjet për mësimdhënie të studentëve. Praktika ka për qëllim aftësimin e studentëve në veprimtarinë mësimdhënëse të gjuhës greke, njohjen me politikat arsimore dhe problematikën aktuale të shkollës dhe të arsimit në tërësi.
Studentët që diplomohen në këtë program studimi mund të punësohen si:
| PLANI MËSIMOR | ||||
| MASTER I SHKENCAVE NË MËSUESI “GJUHË E HUAJ, GJUHË GREKE” | ||||
| Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Psikologji zhvillimi | 5 | I/I | 60 |
| 2. | Metodologji e mësimdhënies dhe të nxënit | 6 | I/I | 75 |
| 3. | Kurrikula dhe arsimi gjithëpërfshirës | 6 | I/I | 75 |
| 4. | Vlerësimi i të nxënit | 5 | I/I | 60 |
| 5. | Metodat e kërkimit në edukim | 4 | I/I | 50 |
| SEMESTRI II | ||||
| 6. | Metodologji e mësimdhënies e gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 7. | Psikolinguistikë dhe përvetësimi i gjuhës B | 6 | I/II | 60 |
| 8. | Gjuhësi e zbatuar | 6 | I/II | 75 |
| 9. | Edukim ndërkulturor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | I/II | 75 |
| 10. | Lëndë me zgjedhje 1 | 4 | I/II | 60 |
| 11. | Gjuhë C (nivel i avancuar) | 6 | I/II | 60 |
| Gjithsej | 60 | 710 | ||
| VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
| SEMESTRI I | ||||
| 1. | Menaxhim i klasës | 4 | II/I | 50 |
| 2. | Teknologji e informacionit dhe komunikimi në mësimdhënien e gjuhës | 6 | II/I | 80 |
| 3. | Lëndë më zgjedhje 2 | 4 | II/I | 40 |
| 4. | Kërkimi shkencor në mësimdhënien e gjuhës B | 6 | II/I | 60 |
| 5. | Përkthim i teksteve letrare | 6 | II/I | 80 |
| 6. | Gjuhë e huaj për qëllime specifike | 6 | II/I | 60 |
| 7. | Hartimi i punimit shkencor | 4 | II/I | 40 |
| SEMESTRI II | ||||
| 8. | Praktikë profesionale | 12 | II/II | 240 |
| 9. | Tema e diplomës / Detyrime përmbyllëse | 12 | II/II | - |
| Gjithsej | 60 | 650 | ||
| Gjithsej në 2 vite | 120 | 1360 | ||