Ditët e Informimit të Programeve Master FGJH, u zhvillua tek salla “Evropa”, me studentë të sapodiplomuar në programet Bachelor të FGJH-së.
Zv. Dekane e Ciklit të Dytë të studimeve, Dr. Drita Rira, u prezantoi studentëve të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja për pranimet në programet e ciklit të dytë të studimeve, për vitin akademik 2022-2023.
U prezantuan dhe iu dha përgjigje pyetjeve në lidhje me mundësitë e studimit në ciklit e dytë që ofrojnë programet studimore të Fakultetit të Gjuhëve të huaja:
- profili i tyre akademik dhe profesional si programe gjithnjë të kërkuara në tregun e punës;
- përmbajtja e detajuar e secilit prej programeve, sipas organizimit në semestra dhe vite akademike;
- harmonizimi i elementeve terorike me ato praktike me qëllim aftësimin dhe përftimin e kompetencave specifike profesionale në komponentët kategorizues të planit mësimor,
- ekspertizën e lartë të stafit pedagogjik;
- shkëmbimet Erasmus + për studentët dhe pedagogët;
- marrëveshjet e ndryshme me institucione dhe ndërmarrje të tregut për zhvillimin e praktikave profesionale mësimore;
- mundësitë reale të punësimit në një treg gjithnjë e më rajonal e ndërkombëtar:
Koordinatorja akademike e Masterit të përbashkët me Universitetin e Sorbonës Prof.As.Dr. Eglantina Gishti shpjegoi detaje teknike të funksionimit dhe përmbajtjes së programit të ri “TRAJTIMI INFORMATIK DHE GJUHËSOR I DOKUMENTEVE TË SHKRUARA” duke u ndalur tek specifika e tij novatore që gërsheton njohuritë teknologjike me ato gjuhësore si edhe mundësitë e punësimit.



