Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Aktiviteti “Të bëhesh Mësues”

“Të bëhesh mësues”, kjo ishte tematika e diskutimit të ditës së sotme në auditorin Evropa, i cili mblodhi së bashku kolegë e studentë të vitit të tretë, të vitit të dytë Master në Mësuesi. 

Të ftuar në këtë aktivitet informues ishin Zj. Elida Ristani, mësuese e gjuhës frënge në arsimin parauniversitar me një përvojë 42- vjeçare në mësimdhënie si edhe Z.Sulejman Keta,

Përgjegjës i Sektorit të Kurrikulës dhe Zhvillimit Profesional, në ZAVT-DAR, Tiranë. 

Në fjalën e saj, Dekania e Fakultetit, Prof.Dr. Esmeralda Kromidha, foli në lidhje me rëndësinë e takimeve të tilla dhe gjithëpërfshirjen e aktorëve të zinxhirit profesional të profesionit të mësuesit për një integrim sa më të mirë në tregun e punës të mësuesve të rinj. 

Nëpërmjet pyetjeve dhe kërshërisë së studentëve për të zbuluar sfidat e së ardhmes, të ftuarit ndanë me studentët përvojën dhe ekspertizën e tyre në sektorët përkatës, kërkesat ligjore, profesionale dhe ato të deontologjisë së profesionit të mësuesit.