Agjencia Universitare e Frankofonisë – Thirrje 2021

Thirrje për projekte 2021 – Thirrje Ndërkombëtare për Projekte AUF COVID-19.2

AUF si pjesë e planit të tij të posaçëm të veprimit për COVID-19, i cili synon të rrisë kontributin e universiteteve anëtare të AUF në zhvillimin e zgjidhjeve me ndikim të menjëhershëm teknologjik dhe/ose social për të ndihmuar sistemet shëndetësore dhe popullsinë të përballen me vështirësitë e shkaktuara nga pandemia COVID-19., AUF ka shpallur fitues projektin me titull:

Zhvillimi dhe ndërthurja e qasjeve të reja pedagogjike dhe teknologjike në mësimdhënien dhe të nxënit e gjuhëve të huaja në sistemin arsimor parauniversitar në Shqipëri, si një zgjidhje për post Covid – Drejtuar nga Prof. Asoc. Dr. Ogerta KORUTI

Gjatë shtrirjes 1 (një) vjeçare të këtij projekti u realizuan:

Rezultate:

Konkurs studentor me temën: “Mësimi me Teknologji – Video promovuese për FGJH”

Modulet e Trajnimeve të publikuara online

Publikimi i Udhëzuesit të Teknologjisë dhe Inovacionit në Mësimdhënie e Mёsimnxënie për mësuesit në arsimin parauniversitar