Bachelor në Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe
Titulli akademik i studimit |
Diplomë Bachelor në Gjuhën Frënge me profil në Gjuhë dhe Komunikim |
Cikli i studimit |
Studime të Ciklit të Parë |
Emri dhe statusi i institucionit |
Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime |
Shqip, Frëngjisht, Gjuhë e shenjave shqip, Gjuhë C, Gjuhë D |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit |
3 (tri) vite |
Forma e studimit |
Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit |
Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit
Programi Bachelor në “Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon zhvillimin intensiv të aftësive gjuhësore në më shumë se një gjuhë, në rastin konkret në gjuhë frënge dhe atë të shenjave shqipe, si dhe atyre kulturore dhe komunikuese. Programi është një ndërthurje e teorive dhe praktikave të përdorimit të gjuhës së huaj të aplikuar në funksion jo vetëm të nxënies së gjuhëve, por dhe të komunikimit (ndër) gjuhësor dhe ndërkulturor.
Në këtë program studimi ofrohen:
- njohuri të përparuara të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, të gjuhës së shenjave shqipe por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë frënge duke përfshirë kuptimin kritik të teorive dhe parimeve në këtë fushë studimi.
- aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe inovacion, të kërkuara për të zgjidhur probleme komplekse dhe të paparashikueshme në këtë fushë studimi.
Programi ka këto objektiva:
- Të ofrojë një formim të thelluar teorik në lëndët mësimore me formim gjuhësor.
- Të ofrojë njohuri mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve frankofonë dhe të gjuhës së shenjave shqipe.
- Të zhvillojë aftësi të përftuara në fushën e mësimdhënies, fushën e përkthimit, interpretimit.
- Të zhvillojë aftësi për reflektim e zhvillim profesional.
Kompetencat
Kompetenca të përgjithshme:
- të forcojë dhe përsosë njohuri gjuhësore në gjuhën frënge dhe në gjuhën e shenjave shqipe, si edhe në një gjuhë të dytë të huaj;
- të pajisë studentët me njohuri tematike dhe kulturore në të dy gjuhët e studimit, si edhe me teknika të cilat i hyjnë në punë gjatë ushtrimit të profesionit si ndërmjetës gjuhësor;
- të përgatisë studentët të marrin bazat e përkthimit nga gjuha e huaj drejt shqipes, dhe të interpretimit në gjuhën e shenjave shqipe;
- të përgatisë studentët të demonstrojnë aftësi në aspektet kulturore dhe sociolinguistike të një gjuhe dhe ndaj personave që nuk dëgjojnë.
Kompetencat specifike:
- të kenë njohuri për historinë, letërsinë dhe kulturën e vendeve të gjuhës që studiojnë dhe ndërlidhjen e tyre më kulturën Evropiane ;
- të jenë të aftë të përdorin dy gjuhë të huaja, si edhe t’i venë ato në funksion të ushtrimit të një profesioni që ka lidhje me gjuhën e huaj të zbatuar për qëllime specifike;
- të kenë një kuptim të mirë të Tjetrit, të kulturave të ndryshme të huaja dhe të dinë të komunikojnë dhe të negociojnë në mënyrë efektive dhe profesionale me njërën a disa nga këto kultura;
- të angazhohen në biseda ose korrespondencë në një gjuhë të huaj;
- të jenë të aftë për të përkthyer tekste të ndryshme në të dyja gjuhët e punës ;të njohin sa më mirë institucionet ndërkombëtare në të cilat aderon Shqipëria, por jo vetëm;
Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional
Studentët, të cilët përfundojnë këtë program studimi mund të punësohen në sektorët në vijim:
- Mësimdhënia në shkolla dhe institucione arsimore: Të rinjtë e diplomuar mund të kërkojnë punë si mësues të frëngjishtes në shkolla, kolegje, universitete ose institute gjuhësore publike ose Shkollat ndërkombëtare ofrojnë gjithashtu mundësi mësimi në frëngjisht.
- Mësimdhënia private individuale : Disa individë zgjedhin të japin mësime private frënge si mësues ose në qendra private gjuhësore.
- Turizmi dhe Mikpritja: Puna në sektorin e turizmit dhe mikpritjes mund të ofrojë mundësi për të diplomuarit në gjuhën frënge pasi shumë turistë frëngjishtfolës vizitojnë Shqipërinë.
- Përkthimi dhe interpretimi: Aftësitë e frëngjishtes mund të përdoren në fushën e përkthimit dhe interpretimit, qoftë për biznese, organizata qeveritare apo institucione ndërkombëtare.
- Institucionet ndërkombëtare: Shqipëria ka marrëdhënie me institucione të ndryshme ndërkombëtare dhe disa prej tyre mund të punësojnë frëngjishtfolës për pozicione që lidhen me komunikimin, diplomacinë apo bashkëpunimin ndërkombëtar.
- Bizneset private: Bizneset që kanë lidhje me partnerë që flasin frëngjisht ose që operojnë në tregjet frëngjishtfolëse mund të kenë nevojë për njerëz të aftë në gjuhën frënge për pozicione që lidhen me shitjet, marketingun, marrëdhëniet me publikun ose menaxhimin.
- OJQ-të dhe sektori social: Organizatat joqeveritare dhe sektori social mund të kenë nevojë për profesionistë të gjuhës frënge për të punuar me popullsinë frëngjishtfolëse, veçanërisht në fushën e arsimit dhe integrimit social.
- Diplomacia dhe marrëdhëniet ndërkombëtare: Studentët e interesuar për një karrierë në diplomaci, mund të kërkojnë mundësi zhvillimi profesional brenda Ministrisë së Punëve të Jashtme ose organizatave ndërkombëtare.
- Media dhe gazetaria: Aftësitë në gjuhët e huaja mund të jenë të dobishme në fushën e gazetarisë, veçanërisht për të talentuarit me aftësi shkrimi dhe komunikimi.
- Interpret i gjuhës së shenjave: Përkthyesit e gjuhës së shenjave luajnë një rol thelbësor në komunikimin midis njerëzve të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim dhe njerëzve që dëgjojnë. Ata mund të punojnë në një sërë mjedisesh, duke përfshirë spitale, shkolla, gjykata, biznese dhe ngjarje publike
- Interpret gjyqësor: Interpretët gjyqësorë specializohen në përkthimin ndërmjet gjuhës së shenjave dhe gjuhës së folur gjatë proceseve gjyqësore. Ata shpesh punojnë në gjykata, zyra ligjore dhe departamente policie.
- Interpret mjekësor: Interpretët mjekësorë lehtësojnë komunikimin midis profesionistëve të kujdesit shëndetësor dhe pacientëve të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim. Ata mund të punojnë në spitale, klinika dhe zyra mjekësh.
- Personel ndihmës-arsimor: Personeli ndihmës-arsimor punon në shkolla për të ndihmuar nxënësit që nuk dëgjojnë ose kanë vështirësi në dëgjim të kenë akses në arsim dhe të marrin pjesë plotësisht në aktivitetet e shkollës.
- Mësues i gjuhës së shenjave: Të diplomuarit e fundit të gjuhës së shenjave mund t’u mësojnë gjuhën e shenjave nxënësve që nuk dëgjojnë ose me vështirësi në dëgjim, si dhe njerëzve dëgjues që dëshirojnë të mësojnë gjuhën.
- Këshilltar për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë: Disa profesionistë mund të punojnë si këshilltarë ose punonjës socialë të cilët janë të specializuar në mbështetjen e komunitetit të personave që nuk dëgjojnë duke ofruar këshillim dhe shërbime të mbështetjes sociale. Të diplomuarit e gjuhës së shenjave mund të punojnë si ndërmjetësues në organizata, duke siguruar që shërbimet dhe informacioni të jenë të arritshme për njerëzit që nuk dëgjojnë ose kanë vështirësi në dëgjim.
- Punonjës social për komunitetin e personave që nuk dëgjojnë: Të sapodiplomuarit mund të punojnë në fushën e punës sociale, duke ndihmuar njerëzit që janë të shurdhër ose me vështirësi në dëgjim të kenë akses në shërbimet dhe burimet që u nevojiten.
Studime të mëtejshme në FGJH-UT
Diploma Bachelor në “Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
- Master i shkencave në “Mësuesi e Gjuhës Frënge për arsimin e mesëm të lartë”
- Master i shkencave në “Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik”
- Master i shkencave në “Përkthim Teknik – Letrar dhe Interpretim”
- Master profesional në “Përkthim” me profil Përkthyes
- Master i shkencave në Trajtimi automatik i gjuhëve, specialiteti Trajtim automatik dhe gjuhësor i dokumenteve të shkruara
Programi i bursave Erasmus + i financuar nga Bashkimi Evropian
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
PLANI MËSIMOR Bachelor në Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe
|
PLANI MËSIMOR |
|
Bachelor në Gjuhë Frënge dhe Gjuhë e Shenjave Shqipe |
Nr. |
VITI I .
LËNDË TË DETYRUARA |
KREDITE |
SEMESTER |
ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I |
1. |
Gjuhë frënge 1 |
5 |
I |
50 |
2. |
Gjuhë e shenjave shqip 1 |
6 |
I |
60 |
3. |
Gjuhë e folur frënge 1 |
5 |
I |
50 |
4. |
Sociolinguistikë |
4 |
I |
40 |
5. |
Gramatikë e zbatuar e gjuhës frënge |
6 |
I |
60 |
6. |
Gjuhë e shkruar frënge 1 |
4 |
I |
40 |
SEMESTRI II |
|
|
|
7. |
Gjuhë frënge 2 |
4 |
II |
40 |
7. |
Gjuhë e shenjave shqipe 2 |
6 |
II |
60 |
8. |
Hyrje në Gjuhësinë e përgjithshme dhe të Gjuhës së shenjave shqipe |
4 |
II |
40 |
9. |
Gjuhë e folur frënge 2 |
4 |
II |
40 |
10. |
Gjuhë e shkruar frënge 2 |
4 |
II |
40 |
11. |
* LËNDË ME ZGJEDHJE: Gjuhë e huaj ( anglisht, italisht, gjermanisht, turqisht, rusisht) |
8 |
II |
80 |
Gjithsej |
60 |
|
600 |
VITI II .
LËNDË TË DETYRUARA |
KREDITE |
SEMESTER |
ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I |
1. |
Gjuhë frënge 3 |
5 |
I |
50 |
2. |
Gjuhë e shenjave shqipe 3 |
6 |
I |
60 |
3. |
Gjuhë e folur 3 |
4 |
I |
40 |
4. |
Histori arti |
4 |
I |
40 |
5. |
Praktikë përkthimi |
6 |
I |
60 |
6. |
Metodologji e punës universitare |
4 |
I |
40 |
SEMESTRI II |
|
|
|
7. |
Gjuhë e shkruar frënge 3 |
4 |
II |
40 |
8. |
Qytetërim frëng |
4 |
II |
40 |
9. |
Gramatika dhe struktura e gjuhës së shenjave gjatë procesit të interpretimi 2 |
6 |
II |
60 |
10. |
Elemente të historisë së Francës |
4 |
II |
40 |
11. |
Praktikë interpretimi |
4 |
II |
40 |
12. |
Didaktika (I) |
3 |
II |
40 |
13. |
* LËNDË ME ZGJEDHJE:Gjuhë e huaj 3 (anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, turqisht, rusisht) |
6 |
II |
80 |
Gjithsej |
60 |
|
600 |
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA |
KREDITE |
SEMESTER |
ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I |
|
|
|
1. |
Praktikë përkthimi dhe interpretimi (frëngjisht – shqip – frëngjjisht) |
6 |
I |
60 |
2. |
Gjuhë frënge 4 |
3 |
I |
40 |
3. |
Gramatika dhe struktura e gjuhës së shenjave gjatë procesit të interpretimit 2 |
6 |
I |
60 |
4. |
Gjuhë frënge specialiteti |
4 |
I |
40 |
5. |
Praktikë profesionale e alternuar |
6 |
I |
60 |
6. |
Didaktika (II) |
3 |
I |
40 |
SEMESTRI II |
|
|
|
7. |
Letërsi frënge (Studim teksesht letrare) |
6 |
II |
60 |
8. |
Praktike Interpretimi në gjuhën e shenjave shqipe |
6 |
II |
60 |
9. |
Insitucione ndërkombëtare |
4 |
II |
40 |
10 |
Kulturë digjitale dhe media |
4 |
II |
40 |
11. |
LËNDË ME ZGJEDHJE
* Gjuhë e huaj 3 (anglisht, italisht, gjermanisht, spanjisht, turqisht, rusisht) |
6 |
II |
80 |
12. |
Tezë Diplome |
6 |
|
|
Gjithsej |
60 |
|
600 |
Gjithsej në 3 vite |
180 |
|
1800 |