Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Gjuhë Frënge me profil në Përkthim dhe Interpretim |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip, Frëngjisht, Gjuhë C, Gjuhë D |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në Gjuhë Frënge me profil në “Përkthim dhe Interpretim” ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Frënge dhe synon të përgatisë specialistë të gjuhës, kulturës, historisë dhe letërsisë frënge si edhe përkthimit dhe interpretimit.
Në këtë program studimi ofrohen:
Programi ka këto objektiva:
Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës.
Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: Institucione arsimore, media, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi.
Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si :
Diploma Bachelor në “Gjuhë Frënge” me profil në ” Përkthim dhe Interpretim ” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
PLANI MËSIMOR | ||||
Bachelor në Gjuhë Frënge me Profil në Përkthim dhe Interpretim | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Morfologji e gjuhës A | 4 | I | 40 |
2. | Sintaksë e gjuhës A | 4 | I | 40 |
3. | Gjuhë praktike e Gjuhës B (1) | 12 | I | 120 |
4. | Gjuhë B e folur | 4 | I | 40 |
5. | Gjuhë C (1) ) | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Lëndë me zgjedhje | 4 | II | 40 |
7. | Morfologji e Gjuhës B (1) | 4 | II | 40 |
8. | Fonetikë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
9. | Qytetërim i Gjuhës B | 4 | II | 40 |
10. | Gjuhë B e shkruar | 4 | II | 40 |
11. | Tipologji tekstore (1) | 4 | II | 40 |
12. | Gjuhë C (2) | 4 | II | 40 |
LËNDË ME ZGJEDHJE | ||||
Metodologji e punës universitare / Letërsi e Gjuhës A / Gramatikë frënge e aplikuar / Sporte | ||||
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Teori e Letërsisë | 4 | I | 40 |
2. | Morfologji e Gjuhës B (2) | 4 | I | 40 |
3. | Tipologji tekstore (2) | 4 | I | 40 |
4. | Hyrje në gjuhësi | 4 | I | 40 |
5. | Gjuhë C (3) | 4 | I | 40 |
6. | Stilistikë e Gjuhës B | 4 | I | 40 |
7. | Hyrje në teorinë e komunikimit | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
8. | Lëndë me zgjedhje | 8 | I/II | 80 |
9. | Sintaksë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
10. | Histori e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
11. | Tipologji tekstore (3) | 4 | II | 40 |
12. | Letërsi e Gjuhës B (1) | 4 | II | 40 |
13. | Leksikologji e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
14. | Gjuhë C (4) | 4 | II | 40 |
LËNDË ME ZGJEDHJE Latinisht / Gjuhë D / Leksikografi / Letërsi e kulturë frankofone / Hyrje në historinë e institucioneve ndërkombëtare / | ||||
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Teori përkthimi | 4 | I | 40 |
2. | Interpretim konsekutiv (A-B, B-A) | 8 | I | 80 |
3. | Letersi e gjuhës B (2) | 4 | I | 40 |
4. | Praktikë përkthimi (A-B, B-A) | 8 | I | 80 |
5. | Gjuhë C (5) | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Praktikë përkthimi (A-B, B-A) (2) | 6 | II | 60 |
7. | Interpretim simultan (A-B, B-A) | 6 | II | 60 |
8. | Bazat e metodologjisë përkthimore | 4 | II | 40 |
9. | Letërsi e Gjuhës B (3) | 4 | II | 40 |
10. | Lëndë me perzgjedhje | 4 | II | 40 |
Tezë Diplome | 6 | II | ||
LËNDË ME ZGJEDHJE Gjuhë D / Psikologji / Pedagogji / Diversiteti i metodave të gjuhës frënge / | ||||
Gjithsej | 60 | 560 | ||
Gjithsej në 3 vite | 180 | 1760 |