Titulli akademik i studimit | Diplomë Bachelor në Gjuhë Ruse me profil në Përkthim dhe Interpretim |
Cikli i studimit | Studime të Ciklit të Parë |
Emri dhe statusi i institucionit | Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik |
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime | Shqip, Rusisht, Gjuhë C, Gjuhë D |
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit | 3 (tri) vite |
Forma e studimit | Me kohë të plotë |
Kushtet e pranimit | Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore |
Programi Bachelor në Gjuhë Ruse me profil në “Përkthim dhe Interpretim”ofrohet në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja nga Departamenti i Gjuhës Ruse dhe synon të përgatisë specialistë me njohuri shumë të mira të gjuhës së shkruar, të gjuhës së folur, por edhe të kulturës, të historisë dhe letërsisë ruse si edhe përkthimit dhe interpretimit.
Në këtë program studimi ofrohen:
Programi ka këto objektiva:
Programi, me një gamë të gjerë të lëndëve, të parashikuara gjatë 3 (tri) viteve të studimit, ngërthen disiplina të larmishme, të cilat sigurojnë formim të përgjithshëm universitar dhe të specializuar në fushën përkatëse, si edhe synojnë:
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron trajnime të mëtejshme për studentët në bashkërendim me punëdhënësit. Këto trajnime lidhen me tematika të ndryshme dhe në përputhje me formimin shkencor dhe nevojat e studentëve në tregun e punës.
Studentët mund të punësohen me kohë të pjesshme në kompani me të cilat FGJH-ja ka nënshkruar Marrëveshje Bashkëpunimi. Studentët tanë mund të punësohen në sektorin publik dhe privat si në: Institucione arsimore, media, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe të turizmit, agjenci përkthimi.
Studentët e diplomuar në programin Bachelor mund të punësohen si :
Diploma Bachelor në “Gjuhë Ruse” me profil në ” Përkthim dhe Interpretim ” jep mundësi të mëtejshme studimi në Ciklin e Dytë të Studimit dhe/ose në programet e cikleve të tjera të parashikuara nga aktet e tjera ligjore dhe nënligjore në fuqi.
Studentët tanë kanë mundësi të zhvillojnë një ose dy semestra studimi në universitete të huaja partnere me të cilat UT-FGJH ka lidhur marrëveshje ndërinstitucionale Erasmus + KA1, në: Itali, Spanjë, Francë, Gjermani, Austri, Portugali, Bullgari, Greqi, Turqi, Republika Çeke, Letoni, Hungari, Lituani, Slloveni, Rumani.
PLANI MËSIMOR | ||||
Bachelor në Gjuhë Ruse me Profil në Përkthim dhe Interpretim | ||||
Nr. | VITI I . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR |
SEMESTRI I | ||||
1. | Morfologji e gjuhës A | 4 | I | 40 |
2. | Sintaksë e gjuhës A | 4 | I | 40 |
3. | Gjuhë B e folur dhe e shkruar (1) | 4 | I | 40 |
4. | Gjuhë praktike e Gjuhës B (1) | 8 | I | 80 |
5. | Gjuhë C Angleze (1) | 4 | I | 40 |
6. | Gramatikë e aplikuar e gjuhës B | 4 | I | 40 |
7. | Sociologji/ Letërsi e gjuhës A/ Ekonomi Tregu/Sporte | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
8. | Gjuhë B e folur dhe e shkruar (2) | 4 | II | 40 |
9. | Gjuhë praktike e Gjuhës B (2) | 8 | II | 80 |
10 | Tipologji tekstore e Gjuhës B (1) | 4 | II | 40 |
11. | Fonetikë e Gjuhës B | 4 | II | 40 |
12. | Gjuhë C Angleze (2) | 4 | II | 40 |
13. | Gramatikë e aplikuar e gjuhës B (2) | 4 | II | 40 |
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Morfologji e Gjuhës B (1) | 4 | I | 40 |
2. | Leksikologji e Gjuhës B | 4 | I | 40 |
3. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (2) | 4 | I | 40 |
4. | Gjuhë B e folur dhe e shkruar (3) | 4 | I | 40 |
5. | Letërsi e Gjuhës B (1) | 4 | I | 40 |
6. | Gjuhë C Angleze (3) | 4 | I | 45 |
SEMESTRI II | ||||
7. | Sintaksë e Gjuhës B | 4 | II | 45 |
8. | Tipologji tekstore e Gjuhës B (3) | 4 | II | 40 |
9. | Letërsi e Gjuhës B (2) | 4 | II | 40 |
10. | Morfologji e Gjuhës B (2) | 4 | II | 40 |
11. | Gjuhë C Angleze (4) | 4 | II | 40 |
12. | Qytetërim i Gjuhës B | 4 | II | 40 |
13. | Histori | 4 | II | 40 |
LËNDË ME ZGJEDHJE | 8 | I/II | 80 | |
14 | Gjuhë D (Bullgarisht) | 4 | II | 40 |
Gjithsej | 60 | 600 | ||
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA | KREDITE | SEMESTER | ORËT NË AUDITOR | |
SEMESTRI I | ||||
1. | Letërsi e Gjuhës B (3) | 4 | I | 45 |
2. | Tipologji tekstore e Gjuhës B(4) | 4 | I | 40 |
3. | Gjuhe C Angleze (5) | 4 | I | 40 |
4. | Praktikë përkthimi (A-B,B-A) | 6 | I | 60 |
5. | Stilistikë e gjuhës B | 4 | I | 40 |
SEMESTRI II | ||||
6. | Praktikë përkthimi (A-B,B-A) (2) | 6 | II | 60 |
7. | Interpretim konsekutiv (A-B, B-A) | 4 | II | 40 |
8. | Interpretim simultan (A-B, B-A) | 4 | II | 40 |
9. | Gjuhë C Angleze (6) | 4 | II | 40 |
10. | Teori përkthimi. | 4 | ||
11. | Përkthim terminologjik | 4 | ||
LËNDË ME ZGJEDHJE | 8 | I/II | 80 | |
12. | Gjuhë D (Bullgarisht) | 4 | II | 40 |
13. | Tezë Diplome | 8 | ||
Gjithsej | 60 | 520 | ||
Gjithsej në 3 vite | 180 | 1803 |