Më datë 05.05.2025 Grupi Mësimor-Kërkimor Gjuhësi – Didaktikë e Gjuhës Turke në Departamentin e Gjuhëve Sllave e Ballkanike, Dega e Gjuhës Turke, organizoi një bashkëbisedim on line me të ftuar Profesor i Asociuar Galina Miškinienė nga Universiteti i Vilnusit drejtuar nga Prof.Asoc.Dr. Xhemile Abdiu.
Ky bashkëbisedim u zhvillua në gjuhës turke dhe në të morën pjesë on line pedagogë dhe studentë të Degës së Gjuhës Turke.
Profesoreshë Galina Miškinienė foli për historikun e Universitetit të Vilnusit, themeluar në vitin 1579, një nga institucionet më të rëndësishme arsimore të Lituanisë dhe universiteti më i vjetër i Europës Veriore, historikun e mësimdhënies së gjuhës turke në këtë universitet, Katedrën e Gjuhës Turke, Qendrën e Studimeve të Gjuhës Turke në Universitetin e Vilnusit.
Profesoreshë Galina foli gjithashtu edhe për marrëdhëniet historike dhe kulturore mes Lituanisë dhe Turqisë, mësimdhënien e turqishtes në universitetin e Vilnusit, kongreset e zhvilluara për gjuhën dhe kulturën si dhe programet mësimore që ndiqen sot nga studentët e Degës së Gjuhës Turke.
Profesoreshë Galina Miškinienė përmendi studimet dhe botimet e punimeve të saj në lidhje me manuscriptet e vjetra tatare, me kulturën tatare në Lituani, me fjalorë dhe me katalogë të manuscripteve tatare në Lituani.
Profesoreshë Galina foli për përkthimet e bëra nga gjuha turke në gjuhës lituaneze të autorëve të tillë si Orhan Pamuk, Ayşe Kulin etj., për projektet e zhvilluara së bashku me studentët e gjuhës turke për përkthimin e autorëve më në zë të letërsisë turke në gjuhën lituaneze.
Më pas, profesoreshë Galina Miškinienė iu përgjigj pyetjeve të bëra nga studentët e pedagogët e pranishëm, falenderoi për ftesën dhe për bashkëbisedimin e këndshëm që zhvilloi on line si dhe ftoi pedagogët dhe studentët e gjuhës turke që të organizojmë së bashku më shpesh takime të tilla on linë ose me prezencë në Universitetin e Vilnusit dhe në Universitetin e Tiranës për të shkëmbyer eksperiencat tona akademike dhe mësimore të degëve respektive të Turqishtes dhe jo vetëm.