Sot festojmë pasurinë që na bashkon dhe na dallon njëkohësisht: gjuhën amtare. Ajo është kujtesa jonë, identiteti ynë dhe ura që lidh brezat. Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT, promovojmë çdo ditë bukurinë e shumëgjuhësisë, respektin për diversitetin gjuhësor dhe rëndësinë e ruajtjes së gjuhëve si ura komunikimi mes njerëzve dhe kulturave. ✨ Le ta nderojmë gjuhën që na mësoi fjalën e parë, gjuhën që na bashkon, na përfaqëson...Lexo më shumë
Në kuadër të aktivitetit “Takim me kulturën franceze” dhe të Ditëve të Informimit të Maturantëve, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës mirëpriti maturantë nga Gjimnazi me orientim gjuhësor “Asim Vokshi”. Pika kulmore e aktivitetit ishte konkursi i kulturës dhe gjuhës frënge, i organizuar nga lektorja Prof. Asoc. Dr. Elona Toro, ku maturantët konkurruan në një atmosferë entuziaste dhe u shpallën 3 fitues, të vlerësuar me çmime simbolike....Lexo më shumë
Sot u zhvillua Panairi Work & Study 2026 në qytetin e Vlorës, ku përfaqësuesit e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja zhvilluan biseda të drejtpërdrejta me gjimnazistët nga qytetet e Vlorës, Himarës dhe Selenicës. Në prezantim, maturantët u njohën me programet dhe drejtimet e studimit, mundësitë akademike dhe profesionale, mbështetjen gjatë studimeve, si dhe programet e shkëmbimit që nxisin ndërkombëtarizimin e studentëve. 🤝 Pjesëmarrja në këtë panair është pjesë e angazhimit...Lexo më shumë
Të dashur studentë, Studentët e Universitetit të Tiranës do të kenë mundësi të ushtrojnë sporte edhe në kuadër të programit mësimor, i cili është rikthyer në të gjitha fakultetet për të nxitur angazhimin e studentëve në aktivitete fizike. Senati Akademik i Universitetit të Tiranës, i mbledhur më 9 tetor 2023, mori vendim unanim që “Edukimi Fizik” të ofrohet si lëndë me zgjedhje ekstrakurrikulare për të gjithë studentët e sistemit Bachelor,...Lexo më shumë
Më 19 shkurt, në Pallatin e Sportit në Vlorë, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT ju pret në Panairin WORK & STUDY. Nëse je maturant nga Vlora, Himara apo Selenica, kjo është mundësia jote për t’u njohur me: ✔️ Programet e studimit në gjuhë të huaja ✔️ Mundësitë e punësimit ✔️ Mobilitetet dhe bashkëpunimet ndërkombëtare E ardhmja jote fillon me një zgjedhje të informuar. Shihemi më 19 shkurt! 🎓 #FGJH...Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.