Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin
Caption aligned here

Blog Full Right Sidebar With Frame

Vizita e nxënësve të shkollës së mesme “Nobel” në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja

Sot, patëm kënaqësinë të mirëpresim nxënësit e shkollës së mesme “Nobel” në një aktivitet informues dhe ndërveprues. Nxënësit u njohën me programet tona të studimit dhe infrastrukturën inovative që ofrojmë për studentët e gjuhëve të huaja. Gjatë vizitës, ata morën pjesë në një orë praktike në Laboratorin e Përkthimit dhe Interpretimit, një përvojë e shkëlqyer që i ndihmoi të kuptonin më mirë dinamikat e fushës dhe mundësitë që ofron ky...
Lexo më shumë

Përkthimi audiovizual – Takim me përkthyesen audiovizuale dhe redaktoren Esmeralda Cavo

Përkthimi audiovizual Takim me përkthyesen audiovizuale dhe redaktoren Esmeralda Cavo Data: 27 mars 2025 Ora: 16:30 Vendi: Auditori 309 Përkthyesja audiovizuale dhe redaktorja e gjuhës shqipe, Esmeralda Cavo, do të jetë pjesë e një diskutimi të hapur, ku do të ndajë përvojën e saj të pasur në fushën e përkthimit audiovizual. Me një karrierë 20-vjeçare , Esmeralda ka kontribuuar në shumë projekte përkthimi që kanë prekur zemrat dhe mendjet e...
Lexo më shumë
11

Kanë filluar regjistrimet për module trajnimesh me mikrokredenciale!

Kanë filluar regjistrimet për module trajnimesh me mikrokredenciale! 🎯 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron module trajnimesh afatshkurtra me mikrokredenciale, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni aftësi të caktuara pa pasur nevojë për angazhime të gjata kohore dhe financiare. Ato janë të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe ofrojnë mundësi të shumta për avancimin tuaj profesional. 🚀 Përmirësoni aftësitë dhe...
Lexo më shumë

Zhvillimi i modulit të diskutimit me temë:“Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”

Sot, më datë 25.03.2025, Dega e Trajnimeve dhe Inovacionit Pedagogjik në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja , organizoi modulin e diskutimit për personelin akademik dhe studentët me temë: “Strategji të mësimdhënies për të përmirësuar motivimin e studentëve gjatë studimeve”. Gjatë këtij moduli Prof. Asoc. Dr. Hatixhe Leka (Sejdini), në bashkëpunim me pedagogë dhe studentë, diskutuan mbi zhvillimin e metodologjive të mësimdhënies me qëllim nxitjen e motivimit të studentëve dhe arritjen...
Lexo më shumë

Regjistrimet për module trajnimesh me mikrokredenciale

 Fakulteti i Gjuhëve të Huaja ofron module trajnimesh afatshkurtra me mikrokredenciale, një mundësi e shkëlqyer për të gjithë ju që dëshironi të zhvilloni aftësi të caktuara pa pasur nevojë për angazhim të gjatë kohor dhe financiar. Ato janë të dizajnuara për t’iu përshtatur nevojave të tregut të punës dhe ofrojnë mundësi të shumta për avancimin tuaj profesional. Përmirësoni aftësitë dhe mundësitë tuaja profesionale me programet tona të trajnimeve në fusha...
Lexo më shumë
1 24 25 26 27 28 436