Sot, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, u zhvillua dita e katërt e programit të mirëseardhjes dhe informimit për studentët e vitit të parë. Studentët patën mundësinë të takohen me Administratoren e Fakultetit, Znj. Klodeta Alushani, dhe Kryetaren e Zyrës së Financës, Znj. Atila Muçollari, të cilat ndanë me ta informacion të detajuar mbi tarifat e shkollimit, procedurat financiare, si dhe mundësitë e përfitimit të bursave, përfshirë bursat e ekselencës dhe...Lexo më shumë
Sot, studentët e vitit të parë të FGJH-së patën mundësinë të njihen nga afër me bibliotekën e pasur të Fakultetit, një hapësirë studimi e qetë dhe mikpritëse, e cila ofron një fond të gjerë librash në të gjitha gjuhët e programeve të studimit. Nga letërsia dhe linguistika, tek përkthimi dhe komunikimi ndërkulturor — studentët mund të eksplorojnë një shumëllojshmëri botimesh që pasurojnë dijen dhe frymëzojnë kërkimin shkencor. Gjithashtu, u prezantua edhe biblioteka digjitale...Lexo më shumë
Sot, në kuadër të Programit të Mirëseardhjes për studentët e rinj, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT, mirëpriti studentët e programit të përbashkët “Studime Ndërkombëtare”, ofruar nga Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë në bashkëpunim me Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës. Gjatë takimit orientues, studentët u njohën më nga afër me: Lëndët që do të ndjekin dhe lektorët përkatës, Mundësitë që ofron programi i shkëmbimit Erasmus+, Klubet studentore dhe aktivitetet akademike e kulturore, ...Lexo më shumë
Në vijim të Programit të Mirëseardhjes, sot u zhvillua Dita e Orientimit, ku studentët e vitit të parë u njohën më nga afër me disa nga shërbimet dhe mundësitë që ofron Fakulteti i Gjuhëve të Huaja: Sekretaria Mësimore: pika kryesore e kontaktit për çdo student, ku mund të gjejnë mbështetje akademike dhe administrative gjatë gjithë viteve të studimit. Lëndët Ekstrakurrikulare: Më shumë se Mësim! Sporti: përtej përfitimeve shëndetësore, ndihmon në zhvillimin e...Lexo më shumë
Në kuadër të projektit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të Universitetit të Tiranës, të financuar nga AKKSHI, me temë “Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë”, më 3 tetor 2025, në Universitetin “Luigj Gurakuqi”, Shkodër, u zhvillua workshop-i: “Integrimi i teknologjive të informacionit dhe komunikimit në mësimdhënien dhe kërkimin e gjuhës së shenjave shqipe”. Ky aktivitet...Lexo më shumë
Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Nulla vitae elit libero, a pharetra augue. Donec sed odio dui. Etiam porta sem malesuada.