Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Dita Studimore “Si të shkruajmë një artikull”, drejtuar nga Saverina Pasho

Në kuadër të programit të doktoraturës u zhvillua Dita Studimore “Si të shkruajmë një artikull”, drejtuar nga Saverina Pasho. Aktiviteti formues u zhvillua në Laboratorin shkencor DiPLLIng me pjesëmarrjen e studentëve doktorantë dhe studentëve të Masterit, viti II-të, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, Universiteti i Tiranës.

Kjo temë ka një rëndësi të veçantë për formimin akademik dhe shkencor të studentëve që aspirojnë rrugën e kërkimit shkencor, pasi shkrimi i një artikulli përbën një nga kompetencat bazë të studiuesit. Gjatë aktivitetit u theksua nevoja për zhvillimin e aftësive analitike dhe kritike, strukturimin e qartë të mendimit shkencor, përdorimin korrekt të burimeve dhe respektimin e etikës akademike. Studentët u njohën me hapat kryesorë të hartimit të një artikulli shkencor, nga formulimi i pyetjes kërkimore dhe metodologjia, deri te paraqitja e rezultateve dhe diskutimi i tyre.

Në këtë kontekst, Dita Studimore shërbeu si një hap i rëndësishëm në fuqizimin e kapaciteteve kërkimore të studentëve, duke i pajisur ata me njohuri praktike dhe orientim metodologjik të domosdoshëm për botime shkencore cilësore dhe për një angazhim aktiv në komunitetin akademik.

situs toto