Në kuadër të projektit “Zhvillimi i kërkimit në gjuhën e shenjave shqipe: nga dokumentimi dhe pasurimi i fjalorit në analizën sociolinguistike të komunikimit të personave që nuk dëgjojnë” grupi i punës zhvilloi një ditë studimore me temë: “Metodologjia e kërkimit dhe dokumentimit të shenjave të reja në Fjalorin e Gjuhës së Shenjave Shqipe”, me mbështetjen e Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit (AKKSHI)
🔍 Programi përfshiu prezantime nga studiues, përkthyes dhe profesionistë të fushës, të cilët trajtuan aspekte historike, arsimore, ligjore dhe sociolinguistike të gjuhës së shenjave në Shqipëri.
Ky takim theksoi rëndësinë e dokumentimit dhe pasurimit të fjalorit të gjuhës së shenjave, si dhe sfidat dhe strategjitë për përfshirjen sociale të personave që nuk dëgjojnë.
#GjuhaEShenjave #PërfshirjeSociale #KërkimShkencor #AKKSHI #ANAD #ArsimiPërTëGjithë