Në kuadër të programit të doktoraturës, si dhe projektit READ “Empowering Researchers: Enhancing Research Skills Through the Use of Data Analysis Tools – SPSS” në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Angleze, u zhvillua trajnimi me studentët doktorantë, akademikë dhe studentë të masterit Dita Studimore dy ditore me temë ”Metodat kërkimore në shkencat shoqërore: sasiore dhe cilësore”. Aktiviteti u drejtua nga prof.as.dr. Hatixhe Leka dhe ing. Blerina Spahiu.
Ky trajnim është pjesë e fazës së parë teorike, e cila do të pasohet nga faza praktike mbi përdorimin e programit SPSS për përpunimin e të dhënave sasiore në kërkimin shkencor.