📍 Bukuresht, Rumani | 19–20 qershor 2026

Universiteti i Bukureshtit, Rumani, mirĂ«priti veprimtarinĂ« pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« projektit Erasmus+ KA2 “Formimi nĂ« mĂ«simdhĂ«nien e gjuhĂ«s frĂ«nge tĂ« shkruar nĂ« kontekst shumĂ«gjuhĂ«sor dhe transevropian. Sfida, modele, praktika novatore dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se (DIDAFÉ)” (2023–2026), tĂ« financuar nga Bashkimi Evropian. Kongresi pĂ«rmbyllĂ«s i projektit mblodhi partnerĂ«t e konsorciumit pĂ«r tĂ« ndarĂ« rezultatet, pĂ«rvojat dhe perspektivat e kĂ«tij bashkĂ«punimi ndĂ«rkombĂ«tar. Ekipi shqiptar mori pjesĂ« aktivisht nĂ« kĂ«tĂ« aktivitet, si nĂ« sesionet pĂ«rmbyllĂ«se tĂ« projektit, ashtu edhe nĂ« atelietĂ« e organizuara pĂ«r trajnimin e mĂ«suesve, kryesisht tĂ« sistemit parauniversitar nĂ« Rumani, por edhe tĂ« vendeve tĂ« tjera partnere.

Gjatë aktivitetit, pedagogë dhe studentë ndanë përvojat e tyre mbi angazhimin në projekt, ndikimin që ai ka pasur në zhvillimin e tyre akademik dhe profesional, burimet pedagogjike të konceptuara, si edhe perspektivat që hap për bashkëpunime të ardhshme. Një moment i veçantë ishte prezantimi i punës së dy studenteve shqiptare, të cilat paraqitën burimet pedagogjike të hartuara prej tyre në kuadër të projektit DIDAFÉ. Puna e tyre u përqendrua në tematikën e të shkruarit krijues, duke ofruar shembuj konkretë të zbatimit të qasjeve inovative në mësimdhënie.

Përmbyllja e projektit DIDAFÉ shënon jo vetëm suksesin e një bashkëpunimi trevjeçar transevropian, por edhe një hap të rëndësishëm drejt forcimit të praktikave inovative në mësimdhënie dhe kërkim si dhe zhvillimit të kompetencave të mësuesve e studentëve. Projekti DIDAFÉ bashkon gjashtë universitete: tre franceze (Universitetin e Bordeaux-së, Universitetin Bordeaux Montaigne dhe Sorbonne Université) dhe tre universitete nga Ballkani dhe rajoni i Detit të Zi (Universitetin e Tiranës, Universitetin e Novi Sadi-t dhe Universitetin e Bukureshtit).