GjatĂ« javĂ«s 5–9 tetor 2026, Fakulteti i GjuhĂ«ve tĂ« Huaja i Universitetit tĂ« TiranĂ«s mirĂ«priti Ana MarĂa DĂaz Olaya dhe Germán González Sánchez, nga Fakulteti i Shkencave tĂ« Edukimit i Universitetit tĂ« MálagĂ«s, SpanjĂ«, nĂ« kuadĂ«r tĂ« mobilitetit Erasmus+.
Krahas aktiviteteve të zhvilluara pranë Departamentit të Gjuhës Spanjolle, kolegët u pritën në një takim institucional nga Dekania, Prof. Dr. Esmeralda Kromidha, Zv. Dekania për Marrëdhëniet me Jashtë, Dr. Drita Rira, dhe përgjegjësja e Departamentit të Gjuhës Spanjolle, Prof.Asoc.Dr.Flavia Kaba.
Qëndrimi njëjavor krijoi hapësirë për shkëmbimin e përvojave akademike, njohjen me programet e studimit dhe praktikat e punës në fakultet, si edhe për afrimin mes kulturës shqiptare dhe asaj spanjolle.
Këto mobilitete janë pjesë e angazhimit të FGJH-së për ndërkombëtarizimin e jetës universitare. Ato sjellin përvoja dhe këndvështrime të reja në mjedisin akademik, nxisin dialogun ndërkulturor dhe forcojnë bashkëpunimin me universitetet partnere. Vizita e kolegëve nga Málaga kontribuon në thellimin e këtyre lidhjeve dhe në krijimin e mundësive për nisma të përbashkëta akademike e kulturore.
#FGJH #UniversitetiiTiranës #UniversidadDeMálaga #ErasmusPlus #Ndërkombëtarizim #BashkëpunimAkademik



