Në kuadër të Javës së Orientimit për studentët e vitit të parë, sot u prezantuan tri struktura të rëndësishme të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të cilat i mbështesin studentët gjatë rrugëtimit të tyre universitar:
🔹 Zyra e Këshillimit të Karrierës, e cila i orienton studentët drejt zhvillimit profesional, praktikave, trajnimeve dhe mundësive të punësimit;
🔹 Zyra e Cilësisë dhe Kurrikulës, e cila punon për përmirësimin e vazhdueshëm të cilësisë së studimeve dhe programeve mësimore, duke e vendosur edhe zërin e studentëve në qendër të këtij procesi;
🔹 Zyra e Projekteve, e cila informon dhe mbështet komunitetin akademik në lidhje me projektet, programet kombëtare dhe ndërkombëtare dhe mundësitë e bashkëpunimit e zhvillimit.
Takimi ishte një mundësi që studentët e rinj të njiheshin më nga afër me shërbimet, aktivitetet dhe mundësitë që Fakulteti u ofron përtej auditorit.
💙 Sepse jeta universitare nuk është vetëm mësim – është orientim, pjesëmarrje, zhvillim dhe mundësi.
Mirë se vini në FGJH dhe suksese në këtë rrugëtim të ri! 🎓
#FGJH #UniversitetiiTiranës #JavaeOrientimit #StudentëtERinj #KëshillimiKarrierës #CilësiaDheKurrikula #ZyraeProjekteve #Mundësi #Karrierë #StudentLife











