📢 SHTYHET AFATI I APLIKIMIT!

🎓Fakulteti i Gjuhëve të Huaja – Universiteti i Tiranës njofton vijimin e regjistrimeve deri më 4 tetor 2026 për Programin e Formimit të Vazhduar “Përkthim Teknik, Letrar dhe Interpretim”.

✨Një mundësi për të zhvilluar kompetencat profesionale, përditësuar njohuritë dhe fituar aftësi praktike në fushën e përkthimit dhe interpretimit, në përputhje me kërkesat bashkëkohore të profesionit dhe përdorimin e teknologjive të reja.

📚 Programi përfshin 11 module trajnimesh:

1️⃣ Përkthim teknik në fushën e së drejtës civile;
2️⃣ Përkthim teknik në fushën e së drejtës penale;
3️⃣ Përkthim teknik në fushën e legjislacionit të BE-së;
4️⃣ Përkthim automatik dhe përdorimi i mjeteve teknologjike CAT;
5️⃣ Interpretim juridik;
6️⃣ Interpretim konsekutiv A-B, B-A;
7️⃣ Interpretim simultan A-B, B-A;
8️⃣ Përkthim teknik në fushën e ekonomisë;
9️⃣ Përkthim teknik në fushën e turizmit dhe trashëgimisë kulturore;
🔟 Përkthim teknik në fushën e mjekësisë;
1️⃣1️⃣ Përkthim letrar.

📚 Kohëzgjatja e modulit: 30 orë mësimore (5 javë), dy herë në javë nga 3 orë;
🎓 Kredite: 3 ECTS për çdo modul trajnimi;
💻 Forma e mësimdhënies: Hibride / Online ose fizikisht në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja;
💰 Tarifa: 15,000 Lekë/modul.
👩‍🎓 Kriteret: Diplomë 4-vjeçare/Master/Doktoraturë/Diplomë ekuivalente jashtë vendit.
🎓 Certifikatë nga Universiteti i Tiranës në përfundim të çdo trajnimi!

🎯 Formim i specializuar • Zhvillim profesional • Aftësi praktike

📩 Apliko online në: https://fgjh.edu.al/formular-regjistrimi-per-module-trajnimesh-te-formimit-te-vazhduar-perkthim-teknik-letrar-dhe-interpretim-2/

📩 Për më shumë informacion: [email protected]

#Përkthim #Interpretim #ZhvillimProfesional #Trajnim #FormimIVazhduar #FGJH #UniversitetiITiranës