🚀Program i ri studimi në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja, UT!

Je maturant dhe kërkon një program që të përgatit për sfidat dhe mundësitë e tregut të punës të së ardhmes?

✨“Gjuhë Moderne dhe Teknologji Digjitale” është një program i ri Bachelor që bashkon gjuhët e huaja (Gjermanisht, Frëngjisht, Anglisht) me teknologjinë, komunikimin digjital dhe inteligjencën artificiale.

🔹Çfarë e bën këtë program të veçantë?

✅Ofron njohuri mbi teknologjitë gjuhësore, inteligjencën artificiale dhe përpunimin e gjuhëve natyrore (NLP).

✅Kombinon studimin e gjuhëve moderne me aftësi digjitale

✅Të pajis me aftësi praktike digjitale dhe komunikim shumëgjuhësh.

✅Praktikë profesionale dhe bashkëpunime me institucione e kompani, duke të afruar me tregun e punës që gjatë studimeve.

✅Mundësi punësimi në kompani teknologjie të informacionit, media digjitale, agjenci përkthimi, agjenci marketingu dhe komunikimi digjital, organizata ndërkombëtare dhe institucione publike, etj.

🌍Nëse të pëlqejnë gjuhët e huaja, por dëshiron edhe kompetenca digjitale, ky program është zgjedhja e duhur për ty.

Gjuhë + Teknologji = Profesionet e së ardhmes!

#FGJH #UniversitetiITiranës #GjuhëModerneDheTeknologjiDigjitale #Maturant2026 #StudimeUniversitare #FutureReady #DigitalSkills