certifikatat Akreditohen me vlerësimin maksimal nga ASCAL të gjitha programet e studimit Bachelor të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja:
- Bachelor në gjuhë angleze me profil në “Gjuhë angleze”, “Përkthim dhe interpretim”, “Studime britanike dhe amerikane”
- Bachelor në gjuhë italiane me profil në “Gjuhë dhe komunikim” “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim italian”, “Përkthim dhe interpretim”
- Bachelor në gjuhë spanjolle me profil në “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim hispanik”,
- Bachelor në gjuhë frënge me profil në “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim francez”, “Përkthim dhe interpretim”
- Bachelor në gjuhë gjermane me profil në “Gjuhë dhe komunikim”, “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim gjermanishtfolës”, “Përkthim dhe interpretim”
- Bachelor në gjuhë greke me profil në “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim grek”, “Përkthim dhe interpretim”
- Bachelor në gjuhë ruse me profil në “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim rus”, “Përkthim dhe interpretim”
- Bachelor në gjuhë turke me profil në “Gjuhë, letërsi dhe qytetërim turk”, “Përkthim dhe interpretim”
Fakulteti i Gjuhëve të huaja është institucioni me përvojën më të mirë që garanton suksesin e profesionistëve të ardhshëm në fushën e mësuesisë, përkthimit, interpretimit, komunikimit në fushën e turizmit, të marrëdhënieve ndërkombëtare, etj.
Ky vlerësim dëshmon për cilësitë, standardet dhe mundësitë e shkëlqyera për çdo të ri që dëshiron të jetë pjesë e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja!