Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Aktivitet Kulturor në Shkollën e Mesme “Petro Nini Luarasi”

Në ambientet e shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi”, Tiranë, u zhvillua më 25 shkurt 2026 një aktivitet kulturor e letrar i organizuar nga nxënësit e Departamentit të Gjuhës Angleze të kësaj shkolle në bashkëpunim me Departamentin e Gjuhës Angleze të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, UT, të përfaqësuar nga Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa, Përgjegjëse e Departamentit.

Nëpërmjet recitimeve, prezantimeve dhe interpretimit të veprave, nxënësit udhëtuan nëpër periudha të ndryshme të letërsisë britanike: nga Mesjeta me “The Canterbury Tales” të Geoffrey Chaucer, në Rilindjen angleze me sonetet e Shekspirit, e më pas në periudhën romantike me poezitë e Wordsworth, Coleridge, Byron, Shelley dhe Keats. Programi vijoi me prezantime nga epoka viktoriane, përfshirë veprat e Charles Dickens, Christina Rossetti dhe motrave Brontë, si dhe autorë modernë si Virginia Woolf, George Orwell, Oscar Wilde dhe Rudyard Kipling.

Në fjalën e saj përshëndetëse, Prof. Asoc. Dr. Daniela Hasa përgëzoi nxënësit për performancat e tyre mbresëlënëse dhe falënderoi Departamentin e Gjuhës Angleze të shkollës së mesme “Petro Nini Luarasi” për këtë nismë dhe aktivitet kaq frymëzues. Ajo theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të qëndrueshëm midis arsimit parauniversitar dhe atij universitar, si një urë e domosdoshme për orientimin akademik të të rinjve dhe për forcimin e kulturës gjuhësore e letrare.

Ky takim shërbeu jo vetëm për të promovuar programet e studimit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja dhe Departamentit të Gjuhës Angleze, por edhe për të inkurajuar gjimnazistët që të ndjekin studimet e tyre në fushën e gjuhëve të huaja.

Aktiviteti u shndërrua në një udhëtim të shkurtër, por domethënës, në historinë e letërsisë angleze dhe në një shembull frymëzues të pasionit për dije, gjuhë dhe kulturë.

situs toto