Leksion i hapur me temë : “Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit”
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi sot leksionin e hapur me temë : “Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit.” me psikologen e FGJH-së Znj. Ilirieta Metushi. Leksioni u organizua në formë bashkëbisedimi me studentët. Studentët bënë një sërë pyetjesh rreth tematikave të zhvilluara. Nga komentet e studentëve, takimi ishte informues, biseda e këndshme dhe informacioni i marrë shumë i vlefshëm.
Leksion i hapur me temë : “Menaxhimi i ankthit para provimeve“
Në prag të sezonit të provimeve, Psikologet e Fakultetit, Znj. Ilirjeta Metushi dhe Znj. Pamela Kofsha, informuan studentët me konceptin e ankthit. Gjithashtu studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit te ankthit dhe me mënyra se si mund t’i praktikojnë ato në situata të caktuara.
Leksion i hapur me temë :
Leksion i hapur me temë : Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës.
30 MAJ 2022 Ora: 13.00
Duke qenë se mbrojtja e diplomës është shumë e rëndësishme për studentët, zyra e psikologut organizoi leksionin e hapur me temë: “Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës”. Në këtë leksion u analizuan mënyra të ndryshme sesi ndërthuren emocionet dhe proceset mendore në këtë sfidë. Studentët mësuan më tepër rreth vetëbesimit dhe rëndësisë së tij, kryesisht gjatë mbrojtjes së diplomës. Gjithashtu u diskutua rreth menaxhimit të emocioneve, kapaciteteve të njeriut për të njohur dhe menaxhuar emocionet e tij si dhe ndikimin e emocioneve në të folurin në publik. Studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit të emocioneve dhe gjithashtu diskutuan disa nga teknikat që ata vetë përdorin. Në fund të leksionit, u zhvillua një seancë meditimi me qëllim integrimin e studentëve në botën e pafundme të ekuilibrit mendor.
Leksion i hapur me temë : Psikologu dhe roli i tij në mjediset e Fakultetit.
25 Nëntor 2022 Ora: 10.00
.
Përgjatë këtij viti akademik, fokusi ynë u përqëndrua në realizimin me sukses të kërkesave studentore duke nxitur frymën bashkëpunuese midis studentëve dhe stafit akademik.Ky leksion i hapur u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku studentët ngritën hipoteza të ndryshme,dialoguan me njëri tjëtrin duke harmonizuar një ambient gjithëpërfshirës. Nuk munguan pyetjet dhe kurioziteti rreth fushave të ndryshme të psikologjisë. Diapazoni i gjërë i studentëve tanë i dha jetë dhe ngjyra çdo mendimi, emocioni dhe fjale.
Tema: Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Diskutim mbi shëndetin mendor.
20 Mars Ora 11.00
Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë , Zyra e Psikologut në bashkëpunim me Këshillin studentor organizuar një diskutim mbi shëndetin mendor dhe lumturinë. Gjatë këtij diskutimi u analizua koncepti i lumturisë, faktorët të cilët ndikojnë në lumturinë e gjithësecilit, lidhja e tipareve të personalitetit me lumturinë si dhe rëndësia e meditimit.
Në pëfundim të bashkëbisedimit , aplikuam meditimin si një nga faktorët nxitës të dopaminës ( hormon i lumturisë).