Aktivitete

Leksion i hapur me temë : “Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit”

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja organizoi sot leksionin e hapur me temë : “Roli psikologut në fakultet dhe rritja e vetëvlerësimit.” me psikologen e FGJH-së Znj. Ilirieta Metushi. Leksioni u organizua në formë bashkëbisedimi me studentët. Studentët bënë një sërë pyetjesh rreth tematikave të zhvilluara. Nga komentet e studentëve, takimi ishte informues, biseda e këndshme dhe informacioni i marrë shumë i vlefshëm.

 

Leksion i hapur me temë :  “Menaxhimi i ankthit para provimeve“

Në prag të sezonit të provimeve,  Psikologet e Fakultetit, Znj. Ilirjeta Metushi dhe Znj. Pamela Kofsha, informuan studentët me konceptin e ankthit. Gjithashtu studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit te ankthit dhe me mënyra se si mund t’i praktikojnë ato në situata të caktuara.

 

 

Leksion i hapur me temë :

Në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja u organizua diskutimi mbi stereotipet gjinore dhe shkaqet e dhunës ndaj grave.
Ky diskutim u moderua nga psikologet e FGjH-së me praninë e studentëve dhe pedagogëve të interesuar për këtë çështje!
Vetë studentët gjallëruan këtë debat duke folur për situatën në vend, shkaqet e dhunës dhe format si edhe për mënyrat e parandalimit të saj.
Ata vunë theksin te roli i madh që ka edukimi përmes familjes dhe institucioneve arsimore, punë e cila duhet bërë më e ndjeshme dhe më konkrete që në formimin fillestar të fëmijëve!
Të tilla diskutime e veprime konkrete do të jenë në fokus të vazhdueshëm të veprimtarive të FGjH-së ku përgatiten mësuesit e ardhshëm dhe specialistë të komunikimit e ndërmjetësimit kulturor!

Leksion i hapur me temë : Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës.                                                       

 

30 MAJ 2022                                     Ora: 13.00

 

Duke qenë se mbrojtja e diplomës është shumë e rëndësishme për studentët, zyra e psikologut organizoi leksionin  e hapur me temë: “Vetëbesimi dhe menaxhimi i emocioneve gjatë mbrojtjes së diplomës”. Në këtë leksion  u analizuan mënyra të ndryshme sesi ndërthuren emocionet dhe proceset mendore në këtë sfidë. Studentët mësuan më tepër rreth vetëbesimit dhe rëndësisë së tij, kryesisht gjatë mbrojtjes së diplomës. Gjithashtu u diskutua rreth menaxhimit të emocioneve, kapaciteteve të njeriut për të njohur dhe menaxhuar emocionet e tij si dhe ndikimin e emocioneve në të folurin në publik. Studentët u njohën me disa teknika të menaxhimit të emocioneve dhe gjithashtu diskutuan disa nga teknikat  që ata vetë përdorin. Në fund të leksionit, u zhvillua një seancë meditimi me qëllim integrimin e studentëve në botën e pafundme të ekuilibrit mendor.

 

 

 

 

Leksion i hapur me temë : Psikologu dhe roli i tij në mjediset e Fakultetit.

25 Nëntor 2022                                   Ora: 10.00

.

Përgjatë këtij viti akademik, fokusi ynë u përqëndrua në realizimin me sukses të kërkesave studentore duke nxitur frymën bashkëpunuese midis studentëve dhe stafit akademik.Ky leksion i hapur u zhvillua në formë bashkëbisedimi, ku studentët ngritën hipoteza të ndryshme,dialoguan me njëri tjëtrin duke harmonizuar një ambient gjithëpërfshirës. Nuk munguan pyetjet dhe kurioziteti rreth fushave të ndryshme të psikologjisë. Diapazoni i gjërë i studentëve tanë i dha jetë dhe ngjyra çdo mendimi, emocioni dhe fjale.

 

 

 

Tema: Dita Ndërkombëtare e Lumturisë. Diskutim mbi shëndetin mendor.

 

 

20 Mars         Ora 11.00

 

Në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të Lumturisë , Zyra e Psikologut në bashkëpunim me Këshillin studentor organizuar një diskutim mbi shëndetin mendor dhe lumturinë. Gjatë këtij diskutimi u analizua koncepti i lumturisë, faktorët të cilët ndikojnë në lumturinë e gjithësecilit, lidhja e tipareve të personalitetit me lumturinë si dhe rëndësia e meditimit.

Në pëfundim të bashkëbisedimit , aplikuam meditimin si një nga faktorët nxitës të dopaminës ( hormon i lumturisë).