Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Bachelor në Marrëdhënie me Publikun

BACHELOR NË GJUHË ANGLEZE ME PROFIL NË MARRËDHËNIE ME PUBLIKUN

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Gjuhë Angleze me profil në "Marrëdhënie me Publikun"
Cikli i studimit Studime të Ciklit të Parë
Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik
Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Anglisht, (Shqip për lëndë të caktuara)
Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite
Forma e studimit Me kohë të plotë
Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore
Objektivat dhe veprimtaritë formuese të programit të studimit

Programi Bachelor në Gjuhë Angleze me profil në “Marrëdhënie me Publikun” ofrohet nga Departamenti i Gjuhës Angleze dhe synon të përgatisë specialistë të gjuhës, kulturës dhe komunikimit publik. Ai ofron njohuri të përparuara të gjuhës së shkruar dhe të folur në anglisht, të kulturës, historisë dhe letërsisë angleze, si dhe kuptim kritik të teorive dhe parimeve në këto fusha. Programi zhvillon aftësi të përparuara që demonstrojnë kompetencë të lartë dhe inovacion, të nevojshme për zgjidhjen e problemeve komplekse në mjedise të komunikimit publik dhe institucional. Objektivat: • Të ofrojë formim të thelluar teorik në lëndët gjuhësore, letrare dhe kulturore. • Të ofrojë njohuri të përparuara mbi gjuhën, letërsinë dhe kulturën e popujve anglishtfolës. • Të zhvillojë aftësi të përparuara në komunikimin publik, menaxhimin e imazhit dhe ndërveprimin me media.

Titulli akademik i studimit Diplomë Bachelor në Gjuhë Angleze me profil në “Marrëdhënie me Publikun”

Cikli i studimit Cikli i parë (Bachelor)

Emri dhe statusi i institucionit Universiteti i Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Institucion Publik

Gjuha e përdorur në mësimdhënie/ provime Anglisht, (Shqip për lëndë të caktuara)

Kohëzgjatja zyrtare e programit të studimit 3 (tri) vite

Forma e studimit Me kohë të plotë

Kushtet e pranimit Sipas kritereve të meritës për maturën shtetërore

• Të zhvillojë aftësi reflektimi dhe zhvillimi profesional gjatë gjithë jetës. Veprimtaritë formuese përfshijnë leksione, seminare, detyra kursi, ese, prezantime, projekte dhe provime, sipas karakteristikave të çdo lënde.

Kompetencat

Programi synon:

• Pajisjen e studentëve me njohuri dhe aftësi bazë e të avancuara në përputhje me formimin e tyre të përgjithshëm gjuhësor, letrar, historik dhe të qytetërimit anglishtfolës.
• Aftësimin për të komunikuar dhe kaluar nga një gjuhë në tjetrën, në kontekste dhe fusha të ndryshme.
• Zotërimin në nivel të lartë të njohurive për disiplinat e programit (gjuhësi, letërsi, histori dhe qytetërim britanik e amerikan) përmes gjuhës së parë të huaj (anglisht – Gjuhë B).
• Aftësinë për të identifikuar dhe korrigjuar të metat gjuhësore dhe/ose logjike në tekste të ndryshme. • Zotërimin në nivel të përparuar të gjuhës së huaj të dytë (Gjuhë C) dhe opsionale të një të trete (Gjuhë D).
• Aftësi profesionale në PR: hartim materiali publik, marrëdhënie me mediat, menaxhim krize, komunikim digjital dhe ndërkulturor.

Mundësitë e punësimit dhe të kualifikimit profesional

Fakulteti ofron trajnime të mëtejshme dhe bashkëpunime me punëdhënës. Studentët mund të punësohen (me kohë të pjesshme gjatë studimeve ose pas diplomimit) në sektorin publik dhe privat: institucione arsimore, media të shkruara e pamore, shtëpi botuese, institucione të kulturës dhe turizmit, agjenci përkthimi, zyra marrëdhëniesh me publikun, ambasada shqiptare ose të huaja në Shqipëri.

Profile të mundshme punësimi: mësues/trajner gjuhe, specialist PR/komunikimi, zëdhënës shtypi, punonjës media, guida turistike, punonjës në info-point turistike, nëpunës në zyra marrëdhëniesh me jashtë dhe me publikun, studiues dhe mediator kulturor.
Studime të mëtejshme:
– Master i Shkencave në Mësuesi e Gjuhës Angleze;
– Master i Shkencave në Gjuhë dhe Komunikim Ndërkulturor e Turistik;
– Master i Shkencave në Përkthim Teknik‑Letrar dhe Interpretim;
– Master Profesional në Përkthim; dhe programe të tjera sipas rregulloreve në fuqi.

PLANI MËSIMOR Bachelor në "Gjuhë angleze" me profil në "Marrëdhënie me publikun"

PLANI MËSIMOR
Bachelor në Gjuhë Angleze me profil në "Marrëdhënie me Publikun"
Nr. VITI I . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Gramatikë e Gjuhës A (Morfologji) 4 I 40
2. Analizë teksti e Gjuhës B (1) 6 I 60
3. Gjuhë C (1) 4 I 40
4. Fonetikë e Gjuhës B 4 I 40
5. Hyrje në Letërsi 1 6 I 60
SEMESTRI II
6. Gramatikë e Gjuhës A ( Sintaksë) 4 II 40
7. Morfologji e Gjuhës B 4 II 40
8. Hyrje në Letërsi 2 6 II 60
9. Analizë teksti e Gjuhës B (2) 6 II 60
10. Shkrim akademik 4 II 40
11. Hyrje në Gjuhësi 4 II 40
12. Gjuhë C (2) 4 II 40
13. LËNDË ME ZGJEDHJE 4 I 40
* Informatikë, Shprehi studimi dhe parashtrimi, Anglishte e folur, Sociologji, Ekonomi tregu, Letërsi e Gjuhës A, Sporte
Gjithsej 60 600
VITI II . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Sintaksë e Gjuhës B 4 I 40
2. Histori e Mbretërisë së Bashkuar 4 I 40
3. Leksikologji e Gjuhës B 4 I 40
4. Letërsi e Gjuhës B (1) 4 I 40
5. Analizë teksti e Gjuhës B (3) 6 I 60
6. Gjuhë C (3) / Language C (3) 4 I 40
SEMESTRI II
7. Histori e SHBA –s 4 II 40
8. Analizë teksti e Gjuhës B (4) 6 II 60
9. Letërsi e Gjuhës B (2) 4 II 40
10. Stilistikë e Gjuhës B 4 II 40
11. Variante të Gjuhës B 4 II 40
12. Gjuhë C (4) 4 II 40
13. LËNDË ME ZGJEDHJE 8 I/II 80
* Gjuhë D, Marrëdhënie publike, Anglishte e biznesit, Elemente të Letërsisë në Gjuhën C, Elemente të Historisë në Gjuhën C, Elemente të Qytetërimit në Gjuhën C, Latinisht
Gjithsej 60 600
VITI III . LËNDË TË DETYRUARA KREDITE SEMESTER ORËT NË AUDITOR
SEMESTRI I
1. Teknologjitë e Përkthimit dhe Terminologjia 4 I 40
2. Analizë Teksti e Gjuhës B (5) 4 I 40
3. Marrëdhënie Ndërkombëtare dhe Institucionet Ndërkombëtare 3 I 30
4. Gjuhë angleze për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim 1 4 I 40
5. Gjuhë C (5) 3 I 30
6. Praktika Profesionale 12 I 120
SEMESTRI II
6. Gjuhë angleze për Marrëdhënie me Publikun dhe Komunikim 2 4 II 40
7. Metodologjia e Kërkimit të Zbatuar 3 II 30
8. Mjetet e Informacionit dhe Mediave 3 II 30
9. Analizë Teksti e Gjuhës B (6) 4 II 40
10. Praktika Profesionale 6 II 60
11. Shkrimi i tezës / Provim përfundimtar 10 II 100
Gjithsej 60 600
Gjithsejnë 3 vite 180 1800

situs toto