Dega e Gjuhës Ruse organizon një takim me përkthyesin e njohur Shpëtim Çuçka, me temë “Kultura, gjuha, letërsia, përkthimi”.

Dega e Gjuhës Ruse organizon një takim me përkthyesin e njohur Shpëtim Çuçka, me temë “Kultura, gjuha, letërsia, përkthimi”.
Ky aktivitet do të ofrojë një reflektim të thelluar mbi ndërlidhjen thelbësore midis kulturës, gjuhës, letërsisë dhe përkthimit, duke u ndalur në ndikimin e tyre reciprok dhe rolin e tyre në komunikimin ndërkulturor.
Në ligjëratën e tij, Z. Çuçka do të analizojë në mënyrë analitike:
Rëndësinë e kulturës shpirtërore në formësimin e identitetit gjuhësor dhe letrar.
📌Funksionin e gjuhës si mjet themelor në organizimin shoqëror dhe transmetimin e dijeve.
📌Vlerat e letërsisë si pasqyrë e mendimit dhe ndjeshmërisë njerëzore.
📌Sfidat e interpretimit dhe përkthimit, si një proces kompleks mes gjuhëve dhe kulturave.
Ky takim është i hapur për të gjithë stafin akademik, studentët, studiuesit dhe gjuhëtarët e interesuar për të zgjeruar njohuritë e tyre dhe për të marrë pjesë në një diskutim frytdhënës mbi temat📌ika të rëndësishme të këtyre fushave.
📅 Detajet e aktivitetit:
📆Data: 25 Shkurt 2025
📍Vendi: Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Salla “Argjiro”, Godina A
⏰ Ora: 10:00
Ju ftojmë të bëheni pjesë e këtij takimi inspirues dhe të kontribuoni me mendimet tuaja!