Vijuam me datë 24.03.2023 ditën e katërt studimore me doktorantët e FGJH-së, me temë “Redaktimi i punimit”nën drejtimin e Dr. Bora Kuçuku. Aktiviteti shkencor, i zhvilluar në Laboratorin Kërkimor “Didaktika e Gjuhëve të Huaja, Përkthim, Letërsi, Linguistikë” – DiPLLing, FGJH, synon mbështetjen dhe përkrahjen për një formim sa më të mirë shkencor të studiuesve të rinj doktorantë në FGJH.
Aktiviteti shkencor “Ditë Studimore” ka mbështetjen e rëndësishme të partnerit të përhershëm, Agjensisë Universitare Frankofone – AUF.
# Redaktimi_punimit