Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Dita e Katërt e Javës së Orientimit për Studentët e Vitit të Parë

Sot, më 10.10.2024, shënuam ditën e katërt të Javës së Orientimit për studentët e vitit të parë! Sot, ata patën mundësinë të njihen me specialistët e Zyrës së Teknologjisë së Informacionit dhe përfaqësueset e Zyrës së Psikologut.

Gjatë pjesës së parë, studentët u informuan rreth:

Aktivizimit dhe përdorimit të e-mailit zyrtar

Hyrjes dhe përdorimit të platformës e-Student

Përdorimit të platformës Teams

Ndërsa gjatë pjesës së dytë, u njohën edhe me rolin e Psikologut në Fakultet, ku u cekën tema si:

mbështetja dhe mirëqenia emocionale dhe psikologjike e studentëve.

konsulta individuale dhe në grup, që ndihmojnë në menaxhimin e stresit dhe presionit akademik.

organizimi i trajnimeve për zhvillimin personal me tematika të ndryshme në nevojë të studentëve.

Objektivi është të krijohet një ambient mbështetës që i nxit studentët të kërkojnë ndihmë dhe të zhvillojnë aftësi të shëndetshme përballjeje.

Faleminderit të gjithëve që morët pjesë dhe kontribuuat në krijimin e një atmosfere mbështetëse dhe informuese!

Shihemi në ditët e ardhshme me aktivitetet e ndryshme të parashikuara për ju!