Ndiheni të diskriminuar? Jeni dëshmitar i një diskriminimi? Raporto Diskriminimin

Ditë e Hapur për Maturantët | 14 Maj 2025

Sot, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja mirëpriti maturantë nga shkollat e mesme të rrethit Tiranë, në kuadër të Ditës së Hapur për Maturantët 🏫🌍.
Gjatë aktivitetit, nxënësit patën mundësinë të njihen nga afër me:
Programet e studimit të ofruara në FGJH
Bursat e studimit dhe kriteret për përfitim
Mundësitë e mobilitetit ndërkombëtar
Perspektivat e karrierës pas diplomimit
Takime me pedagogë nga të gjitha gjuhët e ofruara në fakultet
Mjediset moderne, të pajisura me teknologji për mësimdhënie efikase të gjuhëve të huaja
Një ditë e mbushur me informacion, ndërveprim dhe orientim të vlefshëm për të rinjtë që synojnë një të ardhme në fushën e mësuesisë, përkthimit dhe komunikimit ndërkulturor e turistik

FGJH, një hap më pranë zgjedhjes së duhur për të ardhmen tënde!