Objektivat e projektit
Përmbledhje e veprimtarive dhe rezultateve të projektit
Aktiviteti akademik dhe kulturor “Ditët e Giorgos Seferis në Korçë” u organizua nga Departamenti i Gjuhës Greke i Universitetit të Tiranës në bashkëpunim me Laboratorin e Kibernetikës dhe Inteligjencës Artificiale (CAIL) të Universitetit Kombëtar dhe Kapodistrian të Athinës, Fondacionin Grek të Librit dhe Kulturës – Vatra e Shqipërisë, me mbështetjen e Fondacionit Onassis dhe Ambasadës së Greqisë në Tiranë.
Veprimtaria iu kushtua jetës dhe veprës së poetit dhe nobelistit grek Giorgos Seferis, me fokus të veçantë periudhën e qëndrimit të tij në Korçë gjatë viteve të shërbimit diplomatik. Aktiviteti solli në vëmendje lidhjen e veçantë të Seferisit me qytetin e Korçës dhe ndikimin e kësaj periudhe në krijimtarinë e tij letrare.
Programi përfshiu referime akademike, prezantime fotografike dhe audiovizuale, diskutime shkencore dhe ndërhyrje nga studiues të njohur shqiptarë dhe grekë. Veprimtaria shërbeu si një platformë bashkëpunimi ndërkombëtar dhe promovoi dialogun kulturor e shkencor ndërmjet institucioneve partnere.
Produktet e aktivitetit
Link:
https://www.facebook.com/share/v/18uZjwYqNg/
