Të dashur studentë të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja,
Në kuadër të bashkëpunimit me Universitetin e Sporteve dhe bazuar në miratimin e përfshirjes së lëndës “Edukim fizik dhe Sport” nga ana e Rektoratit UT si lëndë ekstrakurrikulare në ciklin e parë të studimeve Bachelor në Universitetin e Tiranës, ju njoftojmë për mundësinë e zgjedhjes së lëndës “Edukim fizik” përgjatë semestrit të dytë të vitit akademik 2023-2024 në displinat sportive si më poshtë:
– Hiking
– Minifutboll (niveli I)
– Minifutboll (niveli II)
– Tenis (niveli I)
– Basketboll (niveli I)
– Basketboll (niveli II)
– Volejboll (niveli I)
– Volejboll (niveli II)
Programet ekstrakurrikulare janë një risi dhe mundësi më shumë për studentët e Universitetit të Tiranës dhe synojnë të ofrojnë një përvojë të pasur për të gjithë ju. Këto kurse do të zhvillohen si lëndë ekstrakurrikulare, të cilat përmbajnë 3 kredite, dhe do të kryhen nga profesorë të Departamentit të Edukimit Fizik dhe Sporteve Universitare.
Të interesuarit për të ndjekur janë të lutur të shprehin interesin e tyre duke aplikuar në Google forms në linkun e mëposhtëm: https://forms.gle/KmNodJGYag49DyHE8
Për çdo informacion të mëtejshëm mund të paraqiteni në Zyrën e Cilësisë dhe Kurrikulës, Godina B, kati 1, salla 101, në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja.
E hënë – E enjte 08:30 – 16:30
E premte 08:30 – 14:00
E-mail: [email protected]