FGJH u uroi sot mirëseardhjen studentëve të tij!

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja i Universitetit të Tiranës u uroi sot mirëseardhjen studentëve të tij, sidomos atyre të rinj, të cilët, për herë të parë, ulen sot në auditoret tona!
Në nisje të procesit mësimor por edhe të fillimit të vitit akademik 2022-2023, Dekania e FGJH-së, Prof. Dr. Esmeralda KROMIDHA së bashku me Drejtuesit e Njësive Bazë, personelin akademik të njësive përkatëse si edhe strukturat në mbështetje të procesit mësimor dhe atij kërkimor, organizuan takimet e mirëseardhjes me studentët që kanë zgjedhur programet tona mësimore.
Studentët u njohën me veçoritë e secilit program studimi të zgjedhur prej tyre, organizimin e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, të drejtat por edhe përgjegjësitë e tyre.
Po kështu, u njohën me mundësitë e shumta që u ofrohen gjatë rrugëtimit të tyre akademik në ciklin Bachelor si edhe në vijimësinë e programeve Master ;
– Angazhimit të tyre të drejtpërdrejtë në projekte mësimore-kërkimore;
– Mundësi të shumta mobiliteti në kuadër të shkëmbimeve Erasmus+;
– Veprimtarive me karakter social dhe kulturor në kuadër të gjallërimit të jetës së tyre universitare: Klube studentore
Zyra e Këshillimit të Karrierës u shpërndau studentëve paketën promovuese të FGJH-së për vitin akademik 2022-2023.
#tepresimnefgjh