Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange!

Njoftim!

Hapet thirrja për aplikim për bursa në programin Mevlana Exchange, për studentët dhe stafin akademik për mësimdhënie, për vitin akademik 2019-2020, në Universitetin Cukurova, Turqi
Në kuadër të programit Mevlana Exchange është hapur thirrja për aplikim për bursa shkëmbimi për vitin akademik 2019-2020 në Universitetin Cukurova në Turqi.
http://mevlana.cu.edu.tr/eng/
Nivelet e mobilititit për studentët:
– Bachelor;
– Master;
– Doktoraturë;
Llojet e mobilititet për stafin:
– Staf akademik për mësimdhënie;
Kohëzgjatja e bursave për studentët:
– nga 1 deri në 2 semestra;
Kohëzgjatja e bursave për stafin akademik:
– nga 2 javë deri në 3 muaj;
Fushat e studimit:
– Literaturë e gjuhës Turke;
– Mësuesi e gjuhës Turke;
Dokumentacioni për aplikim për studentët:
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë:
· Candidate student application form sipas linkut:
http://www.unitir.edu.al/…/Candidate_Student_Application_Fo…
· Transcript (Listë notash e përkthyer + vërtetim studenti);
· Language exam result paper;

Dokumentacioni për aplikim për stafin:

Dokumentat e nevojshme për aplikim për stafin janë:
– Curriculum vitae (CV) + publications;
– Academic staff information form sipas linkut:
http://www.unitir.edu.al/…/Academic_Staff_Information_Form.…
Kompensimi financiar për studentët:
– Bursa për studentët është 1200 TL (Turkish Lira) për çdo muaj
*Studentët paguajnë pagesën e shkollimit në universitetin e vendit të tyre, pra ku ata janë regjistruar dhe nuk paguajnë asnjë pagesë tjetër shkollimi në universitetin pritës.
Kompensimi financiar për stafin:
– Kompensim ditor për stafin (40 – 50 TL/ditë në varësi të titullit);
– Biletë udhëtimi (3000 TL);

Afati i aplikimit: 27 Shkurt 2019
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Marrëdhënieve me Jashtë dhe Studentët, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin [email protected].