Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës është themeluar më datë 18 Nëntor 2013. Ky Institut është krijuar në bazë të marrëveshjes që Universiteti i Tiranës ka firmosur me Qendrën e Institutit Konfuci, Kinë Centre for Language Education and Cooperation (CLEC) si dhe me Universitetin e Gjuhëve të Huaja Pekin (BFSU). Qëllimi i Institutit Konfuci-UT është promovimi i gjuhës dhe kulturës kineze. Ky Institut ofron mundësin që studentët e interesuar të mësojnë gjuhën kineze pranë tij.
Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës ofron:
Të gjitha nivelet e mësimit të gjuhës kinez, për të gjithë të interesuarit.
Studentët e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja kanë dy mundësi për të mësuar gjuhën kineze, ose duke e zgjedhur këtë lëndë në kurrikulat që fakulteti ofron ose duke u regjistruar pranë Institutit Konfuci-UT.
Institutit Konfuci-UT ofron bursa studimi në universitetet më të mira të Kinës, për cdo student shqiptar.
Gjithashtu organizohen evente te ndryshme kulturore si: Konkursi i Kulturës Kineze; Festa e Fenerit Kinez, etj. Zgjeroni aftësitë dhe njohuritë tuaja mbi Kinën, gjuhën dhe kulturën me Institutin Konfuci në Universitetin e Tiranës.
“Njoftojmë të gjithë të interesuarit se Instituti Konfuci në Universitetin e Tiranës hap regjistrimet mbi gjuhën dhe kulturën kineze. Nga data 10 shkurt 2022 deri në datë 7 Mars 2022 mund të kryeni regjistrimet për gjuhën dhe kulturën kineze (semestri i dytë) për vitin akademik 2021-2022. Regjistrimi duhet të bëhet nga të gjithë të interesuarit. Për të kryer regjistrimin, klikoni ketu: https://docs.google.com/…/1FAIpQLSd56wnbszvzcX…/viewform “