Karta e Studentit është mjeti nëpërmjet të cilit studentët përfitojnë mjaft avantazhe, tarifa të reduktuara dhe oferta të dedikuara, si nga institucionet publike ashtu edhe nga subjektet private.
Paisja dhe paraqitja e kartës është e detyrueshme nga ana e çdo studenti për përfitimin e këtyre avantazheve. Në rrjetin e shërbimeve publike, me të cilin mund të njiheni duke klikuar mbi ikonën “Shërbime Publike”, e kartës është e mjaftueshme.
Në rrjetin e shërbimeve private partnere, me të cilin mund të njiheni duke klikuar mbi ikonën “Shërbime Private”, studentët përfitojnë uljet dhe ofertat e dedikuara për ta, në formë pikësh të ngarkuara në kartë nëpërmjet leximit të saj nga sistemi (jo thjesht paraqitjes së kartës) që përdor secili prej aktiviteteve private.
Këto pikë të grumbulluara, studenti kartëmbajtës mund t’i përdorë si vlerë monetare për të realizuar çdo lloj blerje në të gjithë rrjetin e këtyre subjekteve private, të cilët i janë bashkuar nismës së Bashkisë Tiranë.
Të gjitha veprimet (ngarkimin dhe përdorimin e pikëve), studenti mund t’i shohë në llogarinë e tij personale, duke klikuar tek ikona “Karta Ime->Lëvizjet”.
Nëpërmjet ikonës “Njoftime / Aktivitete”, studenti do të njoftohet për aktivitetet, shfaqjet, ekspozitat, koncertet etj. të Shërbimeve Publike.
Nëpërmjet ikonës “Promocione”, studenti do të njoftohet për uljet e çmimeve, ofertat, promocionet dhe përfitimet nga Shërbimet Private.
Adresa: Kati i Parë, tek Zyra e Këshillimit te Karrierës.