Fakulteti i Gjuhēve të Huaja, Universiteti i Tiranës, e zhvilloi këtë konferencë në bashkëpunim me Universitetin e Korçës, Universitetin e Shkodrës, Universitetin e Vlorës, Universitetin e Prishtinës, Kosovë, Kolegjin Universitar AAB Prishtinë, Kosovë, Universitetin e Varshavës, Poloni, Universitetin e Poitiers, Francë, Universitetin e Ionit, Greqi, Institutin Konfuci – UT, Agjencinë Universitare të Frankofonisë.
Tematikat e konferencës:
- Shumëgjuhësia në kontekstin e Ballkanit dhe profili i politikës arsimore gjuhësore.
Vendi dhe funksioni i gjuhëve të huaja dhe i gjuhëve të pakicave kombëtare në sistemin arsimor dhe zbatimi i konventave evropiane.
Qasja historike në didaktikën e gjuhëve dhe kulturave të huaja nga fillim shekulli XX deri më sot në ballkan.
- Politika gjuhësore në nivel parauniversitar
Reforma të mësimdhënies së gjuhëve të huaja në sistemin arsimor parauniversitar dhe ndikimi i pritshëm në cilësinë e përvetësimit të kompetencës shumëgjuhësore.
Zhvillimet kurrikulare dhe ndikimi i tyre në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve të huaja sipas standardeve evropiane.
Politika të formimit të vazhdueshëm të mësuesve të gjuhëve të huaja të sistemit parauniversitar me kompetenca shumëgjuhësore e shumëkulturore.
Roli i teksteve shkollore në përvetësimin e kompetencës shumëgjuhësore e ndërkulturore.
- Politika gjuhësore në nivel universitar
Vendi dhe roli i gjuhëve të huaja në Universitet në raport me sfidat e ndërkombëtarizimit të tij.
Nevoja për riorganizim kurrikular të gjuhëve të huaja me bazë kompetencash edhe në universitet për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës dhe nevojave të sistemit arsimor parauniversitar; hartëzimi i kompetencave të studentëve-mësues në përfundim të studimeve universitare.
Nevoja të përgatitjes së mësuesve të gjuhëve të huaja për shkollën fillore duke marrë parasysh veçoritë dhe specifikat e mësimdhënies për fëmijët.
- Shumëgjuhësia në klasë dhe praktika të mësimdhënies/nxënies
Studime dhe referime të praktikave të mësimdhënies dhe mësimnxënies për të ndihmuar shumëgjuhësinë e nxënësve.
Evolucioni i didaktikës është i lidhur ngushtë me atë të fushave të tjera, falë të cilave ai pasqyrohet ndryshe dhe përtërihet.
Nga psikologjia e të mësuarit te neuroshkenca është e qartë se fusha të ngjashme ndërthuren dhe marrin pjesë në evolucionin e të menduarit, veçanërisht duke vërtetuar disa hipoteza të vjetra, të tilla si transferimi i aftësive nga një gjuhë në tjetrën.
Punimet e pritshme do të fokusohen në lidhjet, marrëdhëniet ndërmjet disiplinave, studimet ndërdisiplinore, të cilat janë baza e qasjeve komplekse dhe ndikimet e mundshme në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve.
- Inovacioni dhe digjitalizimi në mësimdhënien/nxënien e gjuhëve të huaja: praktika aktuale
Marrja në konsideratë e inovacionit digjital si një komponent i didaktikës dhe mësimit nuk është më risi.
Hibridizimi i mësimit/trajnimeve, përdorimi i mjeteve digjitale në klasë ose zhvillimi dhe evoluimi i mësimit nëpërmjet platformave të të mësuarit digjital logjikisht fton reflektimin mbi kontributet efektive të këtij mësimi dhe mbi zhvillimet që do të vijnë në të ardhmen e afërt për nxënësit/studentët duke marrë parasysh kompleksitetin e konteksteve, duke synuar ndërthurrjen e qasjeve (shkenca të hapura, MOOC, etj.).
Njohja dhe zbatimi i përshkruesve të Volumit Plotësues të CECRL lidhur me nivelet e kompetencave digjitale të nxënësve, studentëve dhe mësuesve sipas niveleve nga A1-C2.
- Formimi fillestar dhe i vazhduar i mësuesve të Gjuhëve të Huaja në standardet e sotme të profesionit të mësuesit
Çfarë formimi fillestar dhe/ose të vazhdueshëm duhet t’u ofrohet mësuesve të gjuhëve të huaja për të marrë parasysh kompleksitetin e situatave duke iu përgjigjur kërkesave të publikut?
Njohja dhe formimi i mësuesve me risitë metodologjike dhe dokumentat e Këshillit të Evropës në fushën e didaktikës së gjuhëve dhe kulturave për përvetësimin e kompetencave shumëgjuhësore e ndërkulturore si CECRL ashtu edhe Volumi Plotësues i tij ku theksohet ndërmjetësimi gjuhësor si mjet për përvetësimin e kompetencës shumëgjuhësore e shumëkulturore në klasë.
Hartëzimi i kompetencave profesionale të mësuesve të gjuhëve të huaja.
- Cilësia e mësmdhënies së gjuhëve të huaja dhe vlerësimi i saj
Metoda, mjete didaktike, praktika klase bashkëkohore për një mësimdhënie funksionale dhe cilësore. Indikatorë të matjes së cilësisë së mësimdhënies dhe arritjeve të nxënësve/studentëve në raport me nivelet e certifikimeve ndërkombëtare.
Përgatitja e mësuesve dhe pedagogëve me kompetenca vlerësimi dhe testimi i kompetencave shumëgjuhësore të nxënësve e studentëve, bazuar në kritere të drejta e transparente sipas standardeve evropiane.
Nxitja e politikave arsimore dhe vendimmarrëse në favor të hartimit të testeve kombëtare sipas standardeve evropiane të cilat të njihen ndërkombëtarisht si teste hyrëse në universitet si brenda ashtu edhe jashtë vendit.










